Deputetët e PD në këmbë për Tahirin. Ministri: Më shpjegoni pse i keni falur tokë Dritan Zaganit?

Publikuar tek: politike, më 11:26 07-09-2015 Deputetët e PD në këmbë për Tahirin. Ministri: Më shpjegoni pse i keni falur tokë Dritan Zaganit?

Rifillon seanca pas dy herësh ndërprerje. Ministri Tahiri bën përmbledhjen e fjalës së tij pasi u ndërpre dy herë seanca nga kreu i Kuvendit Meta për shkak të protestës së deputetëve të opozitës.

Tahiri: Sqarova dallimin midis maxhorancës e opozitës, standartin qeverisës mes qeverisë sot dhe qeverisë dje. Ky që bërtet këtu me atë që rri ulur atje, këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në Orikum dhe shpresoj t’i kenë mësuar edhe notin.

Ajo që është e rëndësishme është sqarimi për atë që ka ndodhur deri sot. E tha edhe deputeti i opozitës. Ka ndodhur se pak më pak se një muaj më parë u kap një avion me lëndë narkotike në Itali që ishte ngarkuar në Shqipëri. Në kuadër të kësaj u arrestua edhe një punonjës policie në Vlorë. Ky ëhstë standarti ynë. Edhe kur policë përfshihen në trafiqe arrestohen dhe cohet përpara drejtësisë.

Sot thatë që një avion tjetër është nisur nga Shqipëria dhe ka përfunduar në Itali. Unë kam informacionet zyrtare që thonë se avioni u nis nga Torino në Leçe . Ç’punë ka qeveria shqiptare? Pse duhet të jetë ky motiv që të coheni dhe të shpifni këtu. Nuk kam ndërmend të harxhoj një sekondë të vetme të merrem me tollovinë tuaj. Nëse ndonjë prej jush i del përpara policisë, do mbani përgjegjësi ligjore. Shëndet e të mira! Vazhdoni siç keni bërë!


Ndërpritet për të dytën herë seanca në Kuvend. Deputetët e PD Noka e Paloka janë ngritur në këmbë në shenjë revolte ndaj ministrit Tahiri i cili sërish nuk mundi të mbarojë fjalën e tij. Shkak për gjithë këtë është bërë një dokument (vendim) që Tahiri mbante në dorë gjatë fjalës në foltore dhe i referohej një VKM-je sipas të cilës qeveria e mëparshme i jepte Dritan Zaganit, ish-oficer polici i cili akuzonte në një intervistë vetë ministrin për lidhje me trafikantë droge.

 

Tahiri: Pse një polici që nxorrët në intervistë me VKM i keni falur tokë në Orikum në bregdet? Ma shpjegoni pak! Dritan Zaganit i falët tokë në Orikum, keni blerë dëshminë e Dritan Zaganit. Oficer policie që sot është arratisur për dekonspirim dhe nuk paraqitet në organet e policisë për hetim.

Kjo tregon dallimin midis jush dhe nesh.

(Ndërhyjnë Noka e Paloka)

Tahiri: Më lini të mbaroj

(Ndërhyn Noka)

Meta: Ju lutem, qetësi

Tahiri: Ishin oficerët e policisë që qëllonin me armë në mes të bulevardit dhe ju nuk folët.

Sy peshkaqeni, që të gjithë e dini se kush është ,(i referohet djalit të ishkryeministrit, Shkëlzen Berishës) është bërë personazh filmash në hollivud që vrau 26 njerëz të pafajshëm .

S’keni dhënë kurrë llogari. Ky është dallimi më i madh se për çdo akuzë unë jam i gatshëm të përgjigjem.

(Ndërhyjnë ashpër deputetët dhe asgjë s’dëgjohet nga kakofonia)

Meta: Sërish 10 minuta pushim

**Lexo edheTahiri nis fjalën në Kuvend por Meta detyrohet ta ndërpresë. Paloka e sulmon

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi voton arrestimin e deputetit Armando Prenga, 118 “pro”, 1 “kundër”
Berisha dhe Topalli thirrje Metës: Ndërprit seancën derisa të vijë frikacaku Rama »
Article Logic
Execution time: 0.025017023086548
array(1) { ["section"]=> string(100) "deputetet-e-pd-ne-kembe-per-tahirin-ministri-me-shpjegoni-pse-i-keni-falur-toke-dritan-zaganit-20155" }