Deputetët e PD në Komisaritatin e Policisë, kërkojnë lirimin e protestuesve

Publikuar tek: politike, më 19:53 09-12-2015 Deputetët e PD në Komisaritatin e Policisë, kërkojnë lirimin e protestuesve

Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë mbërritur pranë ambienteve të Komisariatit nr.1 në kryeqytet, për të kërkuar lirimin e personave të arrestuar për shkak  të pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga kjo forcë politike një ditë më parë.

Në ambientet e komisariatit ndodhen deputetët Arben Ristani, Jorida Tabaku, Flamur Noka, Florion Mima, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Sherefedin Shehu, Alban Zeneli, Helidon Bushati si dhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

Deputetët kanë mundur të kontaktojnë me të arrestuarit, ku një prej tyre, i quajtur Arben Hajdari nga Kamza pretendon se është dhunuar në prani të shefit të Komisariatit.

Ndërkohë, pas kësaj proteste në Komisariatin nr.1, deputetët demokratë do të nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe aty do të bëjnë thirrje për lirimin e të arrestuarve.

5 persona janë ndaluar nga policia nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe mosbindje ndaj policisë, gjatë protestës së djeshme.

12363898_10154344221043765_1104425595_o.jpg

12348479_10154344259013765_1854795499_n.jpg

12336372_10154344258968765_1712228398_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja socialiste reagon për “kastravecin e Bashës”: Nevojë urgjente për karantinë
Më kë e krahasuan gjermanët kryeministrin Rama? Detaji që u shpëtoi mediave shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.017865896224976
array(1) { ["section"]=> string(80) "deputetet-e-pd-ne-komisaritatin-e-policise-kerkojne-lirimin-e-protestuesve-27370" }