Deputetët e PD pas protestës nuk kthehen në Kuvend, salla bosh gjatë fjalës së Berishës

Publikuar tek: politike, më 13:38 21-12-2015 Deputetët e PD pas protestës nuk kthehen në Kuvend, salla bosh gjatë fjalës së Berishës

Pas protestës së opozitës të zhvilluar përpara godinës së Parlamentit, pjesa më e madhe e deputetëve demokratë nuk janë rikthyer në sallë për të vazhduar normalisht seancën.

Gjatë kohës që ish-kryeministri Sali Berisha po fliste në foltoren e Kuvendit, shumë pak deputetë të PD-së ishin të pranishëm, madje pjesëmarrje të vogël ka pasur edhe nga deputetët dhe ministrat e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ndër të tjera ka kritikuar qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama pas bërjes publike të dekorimit të zyrtarëve të regjimit komunist. Berisha ka theksuar se çdo person duhet të mbajë përgjegjësi për firmën e tij dhe jo të justifikohet. 

kuvendd.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Forca Rini! Kjo s’është qeveri por një bandë që vjedh
Nishani dekreton Ligjin për Dekriminalizmin »
Article Logic
Execution time: 0.018506050109863
array(1) { ["section"]=> string(92) "deputetet-e-pd-pas-protestes-nuk-kthehen-ne-kuvend-salla-bosh-gjate-fjales-se-berishes-28262" }