Deputetët e PS dhe PD i sulen ministrit Ahmetaj: Kjo që thoni ju është tallje, pse nuk i përgjigjesh pyetjes

Publikuar tek: ekonomi, më 12:11 13-11-2017 Deputetët e PS dhe PD i sulen ministrit Ahmetaj: Kjo që thoni ju është tallje, pse nuk i përgjigjesh pyetjes

Komisioni parlamentar i Ekonomisë është shoqëruar me debate dhe përplasje mes anëtarëve.


Deputeti i PD, Agron Shehaj, si dhe kryetari i komisionit Erjon Braçe kanë debatuar me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj sa i takon chek-up-eve në spitale.

Debati është fokusuar kryesisht lidhur me koston e këtij shërbimi dhe detyrimet për sensisbilizimin e qytetarëve për të bërë kontrollet mjekësore.

DEBATI

Ahmetaj: Ka një numër të caktuar chak up, nuk e di saktësisht sa është numri që duhet të bëhet në vit

Shehaj: Pak a shumë

Ahmetaj: Më ler të flas, ke zakon jo të mirë këtë

Braçe: Po ju sqaron zoti ministër

Ahmetaj: Një kërkesë me SMS, me letër publike , ka qytetarë që për shumë arsye s’kanë kohë për të bërë chek- up e tyre.

O djalë ta mbaroj unë, sillni qytetarët që të bëjnë chak up se është e domosdoshme për shëndetin tuaj.

Shehaj :Kjo që po thoni është tallje, po ju pyes për kostot nominale, sa do jetë realja për këtë vit?

Ahmetaj: 1537 lekë është kosto

Shehaj: Nga lajmët që dolën duket sikur kompania ishte prapa me kontrollet, administrata shtetërore që ka koncesion duhettë bëjë 100 mijë kontrolle, ishin mbrapa mendoj.

Ahmetaj: Tani më erdhi informacioni, 475 mijë është nr i kontrolleve në vit, nëse bën më shumë, vitin tjetër s’ka kosto plus.

Shehaj: Jeni ministër i Fiancave, ju duhet të dini sa na kushton.

Ahmetaj: jo nuk është kështu.

Shehaj: kur të jenë 300 mijë koso sa do jetë?

Ahmetaj: Merre mundimin dhe lexo kontratën.

Shehaj: Nuk po plotësoni dot 472 mijë

Ahmetaj: nuk është kontratë refuxho

Shehaj: nuk po plotësoni numrin.

Ahmetaj: Unë dhe ti duhet të sensibilizojmë njerëzit

Shehaj: ju lutem pak përmbajtje, zoti ministër kjo është tallje jo vetëm me këtë komision, por edhe me të gjithë qytetarët.

Brace: Jo mo e ka në radhë të parë punonjësit e shërbimit shëndetësor për sensibilizim.

Ahmetaj: Nëse kontrollet shkojnë 600 mijë ka tavan. Administrata e ka për detyrë sensisbilizimin.

Article Logic
Execution time: 0.0029959678649902
array(1) { ["section"]=> string(112) "deputetet-e-ps-dhe-pd-i-sulen-ministrit-ahmetaj-kjo-qe-thoni-ju-eshte-tallje-pse-nuk-i-pergjigjesh-pyetjes-99380" }