Deputetët e PS qeshin me kreun demokrat, Basha ngre zërin: O mjeranë do ju marrë cunami përpara

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:28 15-01-2018 Deputetët e PS qeshin me kreun demokrat, Basha ngre zërin: O mjeranë do ju marrë cunami përpara

Seanca e parë parlamentare e këtij viti është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes Mazhorancës dhe Opozitës.

Gjatë fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, ku ky i fundit po kërkonte miratimin e propozimit të PD për rregulloren, deputetët e PS kanë shpërthyer në të qeshura.

Shkak është bërë një moment, kur Lulzim Basha harroi numrin e amandamentit të propozuar nga PD dhe kërkoi ndihmën e deputetëve të tij.

Të qeshurave ironizuese të deputetëve të PS dhe anëtarëve të kabinetit, kreu i PD Basha i është përgjigjur me një ngritje të zërit dhe paralajmërime se do i marrë përpara cunami.

“Keni kapur Prokurorinë për të mbyllur dosjet që ju kanë sjellë në pyshtet. Keni shkelur kushtetën. Keni kryer krim kushtetues dhe gajaseni kur ne ju kërkojmë të zbatojmë rregulloren e parlamentit. Ju hani dhe pini me anëtarë të krimit. Por kjo verbëri nuk ju justifikon. Kjo sallë do të kthehet në normalitet vetëm kur të miratojmë paketën që ju kemi propozuar. Ndaj mos bëj dhe mos fol këtu sikur je mbret i kësaj sallë se i ke shkelur një herë ato dhe do mbash përgjegjësi. O mjeranë merreni se e keni përpara. Se nuk kam nevojë ta mbaj përmendësh. O ushtarë të krimit mos u gajasni. Se përndryshe do ju marrë para cunami. Kështu që lërini lojërat, por merreni parasysh amandementin që ju kemi çuar me shkrim dhe me firmën e 55 deputetëve. Të rikthehet Prokuroria në krye të detyrës”,- u shpreh Lulzim Basha në parlament. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 1.8383710384369
array(1) { ["section"]=> string(100) "deputetet-e-ps-qeshin-me-kreun-demokrat-basha-ngre-zerin-o-mjerane-do-ju-marre-cunami-perpara-106655" }