Deputetët nuk votojnë draft-rezolutën e Thaçit për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Publikuar tek: rajon, më 19:21 02-07-2019 Deputetët nuk votojnë draft-rezolutën e Thaçit për bashkimin e Preshevës me Kosovën

Ditën e djeshme presidenti Hashim Thaçi i dërgoi Kuvendit të Kosovës një draft-rezolutë ku propozonte bashkimin e tri komunave të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Në seancën e sotme në Kuvend, deputetët kosovarë nuk arritën të miratonin draft-rezolutën e Hashim Thaçit për shkak të mungesës së kourumit.

'Institucionet e Republikës së Kosovës, nëpërmjet kësaj rezolute, janë të detyruara të respektojnë vullnetin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, të shprehur në referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin', shprehej Thaçi në draft-rezolutë.

Mirëpo ende pa u miratuar kjo rezolutë, Zoran Stankoviç, kreu i organit të qeverisë serbe për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, e hodhi poshtë nismën e Thaçit.

'E kam thënë një milion herë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë pjesë e Serbisë dhe se kjo do të vazhdojë të mbetet kështu,' tha Stankoviç të hënën, njoftoi agjencia e lajmeve Tanjug.

Kujtojmë se në vitin 1992, në një referendum të mbajtur në Luginën e Preshevës një shumicë votuan për autonomi territoriale dhe të drejtën për t’u bashkuar me Kosovën. Vota nuk u njoh si e vlefshme nga Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069358348846436
array(1) { ["section"]=> string(90) "deputetet-nuk-votojne-draft-rezoluten-e-thacit-per-bashkimin-e-presheves-me-kosoven-170888" }