Deputetet zonja zbresin në Dardhe…dhe prej andej kërkojnë të bëhen 50 përqind e Parlamentit

Publikuar tek: politike, më 17:01 06-03-2016 Deputetet zonja zbresin në Dardhe…dhe prej andej kërkojnë të bëhen 50 përqind e Parlamentit Aleanca e grave deputete ne takimin ne fshatin Dardhe

Fshati piktoresk i Dardhës në Korçë është ndjerë disi i përkëdhelur sot kur gratë deputete të parlamentit shqiptar kanë zbritur për të zhvilluar aty analizën një vjeçare të punës së Aleancës së Grave Deputete. Arta Dade e Mesila Doda, Mimoza Hafizi e Albana Vokshi, Kejdi Mehmetaj e Vasilika Hysi e shumë deputete të tjera, kanë vlerësuar positive lobimin për ndryshimin e kodit zgjedhor duke future 50% gra në këshillat bashkiake. 

“Aleanca jonë ka shërbyer si model pozitiv bashkëveprimi mes grave, përtej diferencave politike. Mbështesim krijimin e Aleancave të Grave këshilltare bashkiake në të gjithë vendin” shkruan Mesila Doda në profilin e saj në rrjetet sociale.

Puna e këtij viti sipas tyre do të marrë një tjetër drejtim: lobim për ndryshimin e kodit zgjedhor, për të përfshirë 50 përqind gran ë parlament. Ato do të organizojnë tryeza me gratë e biznesit për të lehtësuar ngarkesat fiskale për bizneset që punësojnë gra apo iniciativat nga gran ë nevojë. Dhe në fund, Shqipëria do të organizojë takimin me gratë parlamentare të rajonit për të shkëmbyer eksperiencat mes tyre. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkëshortja e një politikani mëson gjuhën kineze, intrigohet dhe ja se ç’thotë për të
“Dy muaj pa ndihmë ekonomike, do votoj për PS-në edhe nëse vdes nga uria...” (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.075610160827637
array(1) { ["section"]=> string(97) "deputetet-zonja-zbresin-ne-dardhe-dhe-prej-andej-kerkojne-te-behen-50-perqind-e-parlamentit-34386" }