Deputeti gjerman, Kiesewetter: Basha mbështetet ende tek këshillat e Berishës

Publikuar tek: politike, më 18:49 17-03-2015 Deputeti gjerman, Kiesewetter: Basha mbështetet ende tek këshillat e Berishës

Zëdhënësi i CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, Roderich Kiesewetter pas takimit të zhvilluar me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në Berlin, ka thënë se lideri i demokratëve vazhdon të mbështetet ende tek këshillimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti gjerman i CDU/CSU-së, partisë së kancelares Angela Merkel,  tha se pati në bisedë përshtypjen që Basha e merr seriozisht punën e tij. "Ai e sheh veten si shefin përgjegjës të Partisë Demokratike, i cili sigurisht që ende mbështetet te këshillimi i Berishës dhe i të tjerëve, por që vendos thekse të veta dhe që dëshiron një parti të pastër, që ka një lidhje të mirë me popullin", ka thënë Kiesewetter për DW.

Kiesewetter ka theksuar gjithashtu se ka përshtypjen se Basha e vë politikën e shtetit mbi atë partiake.

“Kam përshtypjen që Basha e vë politikën e shtetit mbi politikën partiake, dhe për aq kohë sa do t'i përmbahet kësaj linje, politika e tij do të jetë simpatike”, tha ai.

Kiesewetter shtoi se e kishte inkurajuar kryetarin e PD "që ta vazhdojë rrugën e tij dhe që të zbatojë vullnetin e tij edhe përballë kundërshtarëve në partinë e tij." Sipas Kiesewetter, "te Partia Demokratike ekziston ende një nevojë për reforma, por këtë Basha e ka kuptuar dhe ai edhe do ta bëjë. E kam fjalën për reformën partiake, por edhe për kontribut konstruktiv në reformimin e shtetit juridik, për lustracionin e kështu me radhë", tha deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Roderick Kiesewetter.

Përsa i përket kërkesës së opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti gjerman Kiesewetter bëri të qartë se ky mbetet një problem i politikës së brendshme të Shqipërisë. "Zgjidhjen duhet ta gjejë politika e brendshme e Shqipërisë", tha Kiesewetter. Ai shtoi megjithatë se në raste akuzash të rënda mund të mendohet mundësia e lënies përkohësisht vakant të postit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FRPD, sërish protestë para Kryesisë së Kuvendit: "Meta ik". Reagon Balla
Çështja “Frroku”, Braçe: S’më intereson cili deputet është, të gjithë të barabartë »
Article Logic
Execution time: 0.057175874710083
array(1) { ["section"]=> string(80) "deputeti-gjerman-kiesewetter-basha-mbeshtetet-ende-tek-keshillat-e-berishes-6183" }