Deputeti hidhet në kundërsulm: Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Publikon foton e policëve super të armatosur...

Publikuar tek: politike, më 08:59 29-03-2016 Deputeti hidhet në kundërsulm: Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Publikon foton e policëve super të armatosur...

Deputeti demokrat Gent Strazimiri, që u fotografua gjatë protestës së djeshme me pistoletë në brez, është hedhur në kundërsulm.

Përpos opsioneve kundërshtuese, pas deklaratave të disa figurave të njohura të PD-së, vetë deputeti reagon, duke publikuar edhe një foto të policëve super të armatosur, gjatë zhvillimit të protestës në Parkun e Liqenit.

“Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më "Policia e Shtetit", dhe jo Gent Strazimiri!’’, denoncon deputeti.

“Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale’’, vazhdon më tej ai.

REAGIMI I PLOTË:

“Sqarim për të gjitha organet e shtypit dhe propagandës të Partisë dhe pushtetit:

Me armë në mënyrë krejt të paligjshme, me numra identifikimi të hequra qëllimisht, sot ishte ajo që nuk mund të quhet më "Policia e Shtetit", dhe jo Gent Strazimiri!

Arma e Gent Strazimirit nuk mbahet në brez! Arma e vetme e Gent Strazimirit, është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi e përballja pa kompromis me këtë bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe: Donit Al Kapone? Ja ku e keni!!
Ahmetaj dhe Ekonomi fjalë të mira për koncesionet. Ministri i Financave: Si ka mundësi që në bregdetin shqiptar, nuk ka një kontratë 3P? »
Article Logic
Execution time: 0.01954984664917
array(1) { ["section"]=> string(123) "deputeti-hidhet-ne-kundersulm-arma-e-gent-strazimirit-nuk-mbahet-ne-brez-publikon-foton-e-policeve-super-te-armatosur-36286" }