Deputeti i Himarës Kokëdhima: Kisha të mos fshihet pas gishtit, s’n’a e prish dot Historinë

Publikuar tek: politike, më 11:26 25-08-2015 Deputeti i Himarës Kokëdhima: Kisha të mos fshihet pas gishtit, s’n’a e prish dot Historinë Deputeti i PS, Koço Kokedhima

Deputeti i bregut Koço Kokëdhima ka kundërshtuar fort gjithë “luftën” e përçarjes që sipas tij po bëhet për Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, e cila edhe ditën e sotme ka nxitur debate të shumta. 

“Që askush të mos fshihet pas gishtit, duhet ta themi haptaz se kjo luftë, në emër të ortodoksisë dhe lirisë së besimit, bëhet jo për të mbrojtur kioskën e betontë të Klearko Papasavës, por për të zhdukur varrin dhe historinë e Katalanit dhe bashkë me të, edhe atë histori të lavdishme të Himarës dhe të Misionit Bazilian, që udhëhoqi Kishën Ortodokse Arbëreshe në Himarë dhe në bregdetin e Shqipërisë në shekujt 17–18. Ata ishin himariotë dhe u kthyen këtu si arbëreshë, si vëllezër tek vëllezërit. Nëse vërtetë autoritetet e kishës dhe besimtarët e Dhërmiut kërkojnë të ndërtojnë dhe të kenë një kishë të shenjtë të Shën Thanasit, atëherë kjo do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit tonë. Autoritetet vendore janë të gatshëm të ofrojnë terrenin, si dhe miratimet për lejet përkatëse, për të ndërtuar një Kishë të re dhe të vërtetë të Shën Thanasit në Dhërmi” tha deputeti Kokëdhima në fjalën e mbajtur në Kuç, në aktivitetin “Takim Brezash”.

Në analizën e gjatë, Kokëdhima thotë se Nilo Katalani, ka bërë shumë për shqiptarët. “Ai është dijetari që bëri gramatikën e parë të gjuhës shqipe. Aq shqiptar u bë në shpirt, sa dhe poezitë shqip i shkroi. Ai është mësuesi që hapi e udhëhoqi një shkollë shqipe, për t’u mësuar shqiptarëve në gjuhën shqipe, katekizmin. Dhe ua mësoi katekizmin, jo vetëm të krishterëve, por dhe myslimanëve. Thuhet se shkroi dhe një doktrinë të krishterë shqip, por Selia e Shenjtë nuk ia miratoi, sepse, siç iu tha, shqiptarët, nga Himara në Kelmend, kishin Doktrinën e Pjetër Budit. Kështu të bashkuar na shihnin atëherë! Nilo Katalani kishte nxënës nga bregdeti, kishte nxënës nga Kuçi, nga Tërbaçi dhe nga fshatra të tjerë të Himarës” thotë Kokëdhima.

Në shekullin e 20-të, sipas deputetit varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi, i cili sipas gojëdhënave ka dashur të vjedhë kurorën e tij të diamanteve. “Në vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, Klearko Papasava zhvarrosi Katalanin, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilos ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re! Prifti i Dhërmiut Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare. Në se kjo është e vërtetë, atëherë duhet të mendojmë që zhvarrimi i Katalanos është bërë me nxitjen e këtyre autoriteteve” rrëfen historinë Kokëdhima.

“Ata që flasin për respekt të besimtarëve homogjenë në jug të vendit duhet të respektojnë historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Katalani, Zassi, Zaharia Dhima, Petro Andrea, Basilio Matranga, Partenio Parrino, Gjon Llazari, Giuseppe Schiro, Dhimitër Leka e Nilo Borgia janë tashmë figura të ndritura të kulturës dhe historisë sonë dhe ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mos jetë në krah të përpjekjeve të popullit tonë për mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë dhe për zhvillim kombëtar” thotë Kokëdhima!

“Më ndjeni se u zgjata shumë në këtë histori, por edhe në behar nuk na lënë rehat as Saliu, as këta të tjerët, Beleri, Bollano, Dule, priftërinjtë, të cilët e konsiderojnë akoma edhe sot, se të jesh ortodoks do të thotë të jesh grek! Por, ne jemi gati t’u japim përgjigje! Ne jemi ortodoksë të mirë dhe ndihemi krenarë për gjakun dhe identitetin tonë si shqiptarë! Flm” përfundon deputeti.

Fjalen e plote e gjeni ne gazeten "Shekulli"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bullgaria në tavolinën e Maqedonisë e Shqipërisë, por mungon Serbia
Tahiri pas Ramës: Vetëm 0.6% dalje nga Shqipëria, azilkërkuesit janë nga Greqia »
Article Logic
Execution time: 0.018225193023682
array(1) { ["section"]=> string(95) "deputeti-i-himares-kokedhima-kisha-te-mos-fshihet-pas-gishtit-s-n-a-e-prish-dot-historine-19128" }