Deputeti i jep 100 milion lekë për bamirësi drejtorit të Patentave, Arben Isarajt

Publikuar tek: aktualitet, më 10:25 07-12-2017 Deputeti i jep 100 milion lekë për bamirësi drejtorit të Patentave, Arben Isarajt

Një fakt interesant nga bamirësitë e shumta të deputetit Tom Doshi, i cili këtë herë kandidoi nën siglën e PSD në Shkodër dhe mori votat e elektoratit.

Doshi i ka dhënë 100 milionë lekë për bamirësi Arben Isarajt, drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që njihet ndryshe si drejtoria e Patentave.

Sipas kombinews.al, që i referohet dokumentave nga Prokuroria e Përgjithshme, Tom Doshi i ka dhënë 100 milionë lekë Arben Isarajt dhe 50 mijë euro për bamirësi Kishës së Laçit.

Sa i takon bamirësisë për kishën, ky fakt është bërë prej kohësh publik dhe deputeti është përgëzuar nga mbarë opinioni por ajo që nuk dinim ishte bamirësia për Isarajn. Drejtori disa vite më parë u sëmur rëndë e ndaj u desh të kurohej në Gjermani. Toma, si gjithnjë nuk është kursyer dhe i ka ofruar ndihmë monetare duke i mbuluar kështu shpenzimet e kurimit të sëmundjes.

Më shumë në këtë kategori: « “Tërbohet” lushnjari, godet me grushta inspektorin (EMRI- ARSYEJA)
Ministri Xhafaj në Bruksel, zbulon ç’po ndodhë me “Forcën e ligjit”: Janë skanuar grupet kriminale dhe asetet e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.00388503074646
array(1) { ["section"]=> string(87) "deputeti-i-jep-100-milion-leke-per-bamiresi-drejtorit-te-patentave-arben-isarajt-102261" }