Deputeti i LSI feston ditëlindjen, Luan Rama i ulur këmbëkryq ia merr këngës me çifteli (Foto dhe Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:26 25-02-2017

Deputeti i LSI-së, Ylli Shehu ka festuar mbrëmë ditëlindjen mes miqsh, me muzikë me çifteli dhe këngë në Buzëmadhe të Kukësit.

Nga video shihet se në ditëlindjen e tij kanë marrë pjesë edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama dhe deputeti Flamur Çelaj të cilët janë përfshirë në atmosferën e festës së kolegut dhe kanë kënduar të ulur këmbëkryq bashkë me miqtë e Shehut.

Video është publikuar nga deputeti Çelaj i cili bashkangjitur videos shkruan:

Midis Kukësit dhe Dibrës, ndodhet një vend i shenjtë që respektohet nga gjithë banorët e zonave verilindore.
Besimi, Tradita dhe Patriotizmi është themeli i vlerave të këtij vendi që është themeluar nga Dervish Ismaili dhe që trashëgohet me dinjitet nga pasuesit e tij.

S'bashku me Luan Rama dhe Ylli Shehu.

cifteli1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018936157226562
array(1) { ["section"]=> string(107) "deputeti-i-lsi-feston-ditelindjen-luan-rama-i-ulur-kembekryq-ia-merr-kenges-me-cifteli-foto-dhe-video-69905" }