Deputeti i LSI rrëfen çfarë i pëlqen më së shumti te gruaja e tij simpatike, zbulon edhe marrëdhënien me krushkun e njohur politikan

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:25 01-11-2017 Deputeti i LSI rrëfen çfarë i pëlqen më së shumti te gruaja e tij simpatike, zbulon edhe marrëdhënien me krushkun e njohur politikan

Deputeti i LSI Edmond Haxhinasto, më herët ministër i Transportit ka zbuluar se çfarë i pëlqen më së shumti te bashkëshortja e tij simpatike, në një rrëfim ndryshe në emisionin e mëngjesit në News 24.

“Serioziteti i saj, është shumë e përkushtuar në gjërat që bën”, tha Haxhinasto referuar asaj që vlerëson më së shumti te bashkëshortja e tij.

Haxhinasto ka zbuluar edhe se si i shkon krushqia me Nasip Naçon ish-ministrin e Drejtësisë, djali i të cilit, Franko Naço është fejuar me vajzën e deputetit, Eliza Haxhinaston.

“Vajza është fryti ynë që ka bekimin tonë, përfaqëson  më të mirën që kemi të dy si prind, ne jemi shumë të kënaqur me angazhimin e saj për të ecur në jetë, kolegu im Naço është një njeri me shumë integritet, me shumë taban, njeri shumë serioz dhe unë jam shumë i kënaqur”, tha deputeti i LSI.

Pyetur nëse lidhja e vajzës së tij me djalin e Naços u bë me shkuesi apo me dashuri, Haxhinasto zbuloi:

“Ka qenë një histori e tyre, ishin  në një shkollë bashkë te Faik Konica, ishte një zgjedhje e tyre, kur e dëgjova në fillim kisha një pikëpyetje... por është një familje shumë e respektuar, e nderuar. Sigurisht kur një prind baba dëgjon shoku i vajzës etj.. mendon që kjo do avancojë më tej dhe ka pikëpyetje se kjo është shumë e rëndësishme, ata janë njohur në një moshë të re”.

Lidhur me planet e dy të rinjve për të qenë pasardhësit e prindërve të tyre politikanë, deputeti u shpreh me bindje:

“Ata pëlqejnë politikën por janë studentë dhe s’kanë bërë ndonjë plan për t’u marrë me politikë, po studiojnë në fusha të ndryshme, djali po studion për juridik, kemi shumë besim tek ata dhe do e planifikojnë vetë ata”.

fam.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020554065704346
array(1) { ["section"]=> string(137) "deputeti-i-lsi-rrefen-cfare-i-pelqen-me-se-shumti-te-gruaja-e-tij-simpatike-zbulon-edhe-marredhenien-me-krushkun-e-njohur-politikan-97938" }