Deputeti i PD denoncon abuzimet në çmim për produktin RIO MARE në supermarketin e Tiranës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:18 23-04-2016 Deputeti i PD denoncon abuzimet në çmim për produktin RIO MARE në supermarketin e Tiranës Produkti Rio Mare me çmim te ndryshem i fotografuar nga deputeti i PD ne nje supermarket te Tiranes

Deputeti i PD Gerti Bogdani ka denoncuar një fakt që lidhet drejpërsëdrejti me doganat, ose me abuzimet e institucioneve të shtetit. 

Denoncimi vjen pasi deputeti, ka dalë të bëjë Pazar në një nga supermarketet e Tiranës. Në foton që ka shkrepur deputeti, vë re se produkti Rio Mare me peshk ton, 3 kuti me peshën 80 gramë, e ka çmimin zyrtar 649 lekë. Por, ngjitur me të, po i njëjti produkt, me 4 kuti peshku ton me peshën po 80 gramë, kushton më pak 499 lekë.

Duke sjellë fotot e produktit, Bogdani ka edhe një konstatim. “Që gjërat në Shqipëri na i shesin sa frengu pulën, kjo është e ditur. Por po aq i ditur është fakti që përpiqen të na e shesin sapunin për djathë!! Me këtë rast, a më thotë dot dikush çfarë nuk shkon në këtë foto? Një ndihmë sqaruese, paketimi në të djathtë janë katër kuti x 80 gr, ai në të majtë 3 kuti x 80 gramë, produkti është i njëjtë”, shkruan Bogdani.

Insinuatat dhe dyshimet janë nga më të ndryshmet, por shumica e atyre që e kanë parë, bien dakord vetëm me faktin se njëri nga produktet do të ketë hyrë kontrabandë në Shqipëri. Ndoshta kjo është e vërtetë, por i takon AKU të merret edhe me të tilla abuzime në supermarketet shqiptare. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025949001312256
array(1) { ["section"]=> string(95) "deputeti-i-pd-denoncon-abuzimet-ne-cmim-per-produktin-rio-mare-ne-supermarketin-e-tiranes-38466" }