Deputeti i PD ironizon keq Veliajn: Tirana nën ujë, kryebashkiaku punon në televizion (DEKLARATA ZYRTARE)

Publikuar tek: politike, më 17:09 01-12-2017 Deputeti i PD ironizon keq Veliajn: Tirana nën ujë, kryebashkiaku punon në televizion (DEKLARATA ZYRTARE)

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me situatën e vështirë të përmbytjeve në kryeqytet. Strazimiri ka bërë përgjegjës Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, për përmbytjen e disa zonave në autostradën Tiranë-Durrës dhe të banorëve e bizneseve në bashkitë fqinjë me Tiranën, Kamëz dhe Vorë.

 

 Gent Strazimiri vë në dukje se zonat u përmbytën që në dy orët  e para të reshjeve, por jo pse lumenjtë dolën nga shtrati.

 “Shkarkimi pa paralajmërim i liqeneve artificiale të Kasharit dhe Bovillës, mbulimi e kanaleve kulluese përbri rrugës, është akt kriminal që dënohet nga ligji penal: "Vrasje e mbetur në tentativë e kryer kundër shumë personave", "shkatërrim prone" kryer përmes "shpërdorimit të detyrës, shprehet deputeti i PD-së.

 Gent Strazimiri theksoi se “Autostrada Tiranë-Durrës dhe bizneset përgjatë saj, si dhe Valiasi janë viktimë e mashtruesit Erion Veliaj, që paguhet për të punuar në Bashki, por punon në TV”.

 Strazimiri e shoqëroi statusin e tij në facebook me një foto që ironizon Erion Veliajn, duke e krahasuar atë me një aktor apo showman. 

 

gent.PNG

 

 

Më shumë në këtë kategori: « Rama në terren për përmbytjet, bën deklaratën që askush s’e priste: Falenderoj Lulzim Bashën
Rama falenderon sërish Bashën dhe tregon arsyen e përmbytjes së autostradës Tiranë-Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.015473127365112
array(1) { ["section"]=> string(108) "deputeti-i-pd-ironizon-keq-veliajn-tirana-nen-uje-kryebashkiaku-punon-ne-televizion-deklarata-zyrtare-101552" }