Deputeti i PD, me një femër me valixhe në hotel para se t’i sulmonin mjetin (PROCESVERBALI)

Publikuar tek: politike, më 10:59 10-04-2016 Deputeti i PD, me një femër me valixhe në hotel para se t’i sulmonin mjetin (PROCESVERBALI)

Një dokument i Policisë së Shtetit ngre pikëpyetje dhe dyshime, sa i takon motive të sulmit ndaj makinës së deputetit të Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, vitin e kaluar, në Burrel.

Deputeti Hoxha deklaroi asokohe se, sulmi kishte prapavijë politike, duke e lidhur me detyrën e tij si ligjvënës të Partisë Demokratike. Madje, ligjvënësi u kërkoi institucioneve ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërsa PD bëri një deklaratë të fortë.

Por çfarë thotë Policia e Shtetit për këtë ngjarje? Gazeta Shqiptarja.com disponon procesverbalin, i cili përshkruan lëvizjet e deputetit demokrat, para sulmit ndaj makinës së tij.

Në procesverbalin e mbajtur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, Azis Heta, thuhet se, nga makina kanë dalë dy persona, njëri i seksit mashkull dhe tjetri i seksit femër, të cilët kanë hyrë në hotel me valixhe në duar.

PROCESVERBALI

Objekt i këqyrjes janë pamjet filmike të marra nga kamera statike e bankës, e vendosur sipër hyrjes së saj, 24.04.2015 nga ora 22:00 deri në orën 25.04.2015. Pamje të orës 22:00 e në vazhdim dallohet një automjet fuoristradë, i cili parkohet përballë bankës dhe nga automjeti zbresin dy persona, njëri i seksit mashkull që zbret nga vendi i shoferit dhe tjetri i seksit femër që zbret nga vendi i pasagjerit dhe të dy bashkë pasi marrin marrin valixhet drejtohen për te hyrja e hotelit. Më pas me pamjet filmike në orën 22:05 dallohen dy persona të tjerë që kalojnë në rrezen e kamerës dhe drejtohen nga lokali përballë bankës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 300 aktivistë të AK bllokojnë rrugën e plazhit në Durrës, përleshen me policinë
“Për të fshehur krimin Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejnë kutinë e zezë” »
Article Logic
Execution time: 0.017360925674438
array(1) { ["section"]=> string(94) "deputeti-i-pd-me-nje-femer-me-valixhe-ne-hotel-para-se-t-i-sulmonin-mjetin-procesverbali-37301" }