Deputeti i PD rrëfen të kaluarën: Kam punuar kamarier, hyra gabimisht në zyrën e doktorit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:57 20-01-2018 Deputeti i PD rrëfen të kaluarën: Kam punuar kamarier, hyra gabimisht në zyrën e doktorit

Është një nga deputetët më të ri të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë.

Klevis Balliu, deputeti i qarkut të Korçës ka zbuluar më shumë nga e kaluara e tij dhe tregon se në moshën 16-vjeçare i është dashur të punojë edhe si kamrier në një nga lokalet e Tiranës.

I ftuar në emisionin që do të transmetohet sonte në darkë “Mos i fol Rudinës”, Klevis Balliu tregon edhe përvojën e tij e mënyrën se si arriti të depërtojë në politikë, derisa arriti të zejë një karrige në kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësues i banorëve të Pogradecit.

Balliu tregon se si u takua rastësisht me ish-kryeministrin Sali Berisha, ose doktori siç e cilëson ai, pasi ngatërroi zyrën në ambientet e PD, ndërsa po kërkonte për të atin, Fahri Balliun, botuesi i gazetatës 55.

 “16 vjeç kam punuar kamerier te Piazza… Në një rast nuk e gjeta babin dhe u futa nëpër zyrat e PD-së dhe gabimisht u futa dhe të zyra e doktorit, z. Berisha”, është shprehur Klevisi.

Po ashtu, deputeti është përfolur së fundmi edhe për lidhjen e tij me gazetaren sportive Ilda Bejleri. Ai nuk e ka mohuar lidhjen, por përgjigjen ka preferuar ta anashkaloje thjeshtë me një buzëqeshje.  

screenshot-11_1516443035-5230005.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025450944900513
array(1) { ["section"]=> string(94) "deputeti-i-pd-rrefen-te-kaluaren-kam-punuar-kamarier-hyra-gabimisht-ne-zyren-e-doktorit-107281" }