Deputeti i PD thirrje urgjente: Amnisti për të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit, ja kush duhet të dënohet

Publikuar tek: politike, më 17:06 19-11-2017 Deputeti i PD thirrje urgjente: Amnisti për të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit, ja kush duhet të dënohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka bërë thirrje për amnisti ndaj të gjithë fshatarëve të thjeshtë, kultivues të kanabisit si dhe ka kërkuar të ndëshkohen përgjegjësit.

“Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortësohen për një amnisti të gjerë për të gjithë fshatarët, kultivues të thjeshtë të kanabisit, te dënuar apo jo deri me tani”, ëhstë shprehur Shehu.

Reagimi i plotë:

THIRJE PER AMNISTI NDAJ TE GJITHE FSHATAREVE TE THJESHTE, KULTIVUES TE KANABISIT, NDESHKIM PER PERGJEGJESIT!
Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortesohen per nje amnisti te gjere per te gjithe fshataret, kultivues te thjeshte te kanabist, te denuar apo jo deri me tashti.
Burgjet jane me mijera te tille gjynahqare, qindra jane ne arrati, mijera jane nen terror nga shtetare; te cileve u kane paguar dhe “haracin”.
KRIMINELET E PERGJEGJESIT E VERTETE PO SHTOJNE PASURINE.
Zyrtaret e shtetit, pergjegjes dhe te ndeshkueshem per kete veprimatri edhe sipas ligjit 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006, nuk po pesojne asgje.
Dje ne Tepelene e Memaliaj, banore te varfer, pa shprese, te keq perdorur edhe ne ceshtjen “kanabis”, me ngriten pikerisht keto probleme.
ASNJE MASE PER TE DY KRYETARET E BASHKIVE PERKATESE, TERMET PECI E DURIM ROSHI, AS PER DREJTUESIN E KOMISARIATIT TEPELENES EMILIANO PASHAJ, NDERSA AI I MEMALIAJT ARGENT SHYTI “GRADOHET” NE DIBER.
I shtohet kesaj ne Qark edhe drejtuesi i sapo emeruar i komisariatit te Permetit, Feliks Hysi me te njetat probleme ky kur drejtonte policine ne Lac.
PADREJTESI DHE VETEM PADREJTESI KETO.
Amnistia duhet realizuar per ata qe u keq perdoren dhe vazhdojne te keq perdoren.
Drejtesia duhet te godase stimuluesit, organizatoret, protektoret e perfituesit e vertete te kesaj masakre masive droge e krimi!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadorët të tërheqin investitorë në Shqipëri, reagon Basha: Mision i pamundur, kryeministri i pashpresë e di se...
“Forca e ligjit”, Rama luftë të hapur biznesit të madh: Nuk ka më përpjekje për t’ja hedhur shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.0040018558502197
array(1) { ["section"]=> string(128) "deputeti-i-pd-thirrje-urgjente-amnisti-per-te-gjithe-fshataret-e-thjeshte-kultivues-te-kanabisit-ja-kush-duhet-te-denohet-100125" }