Deputeti i PS Kosta: PS e Gjirokastrës ka një fatkeqësi të madhe, të paaftin Arben Ahmetaj

Publikuar tek: politike, më 11:32 30-06-2015 Deputeti i PS Kosta: PS e Gjirokastrës ka një fatkeqësi të madhe, të paaftin Arben Ahmetaj Vladimir Kosta dhe Arben Ahmetaj

Vladimir Kosta, deputeti i Partisë Socialiste, i vënë në akuzë për humbjen e zgjedhjeve në Përmet, ka thyer heshtjen por ka ngritur gishtin e akuzës ndaj ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj. 

Një fatkeqësi e madhe i ka rënë PS -së në qarkun e Gjirokastrës që kordinator politik ka të paaftin Arben Ahmetaj!” shkruan Vladimir Kosta në facebook, pak minuta më parë.

Ndërkaq, Gilberto Jaçe në Përmet e ngriti gishtin e akuzës për humbjen e tij tek Vladimir Kosta. Ky i fundit përpara zgjedhjeve bëri deklaratën e largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pasi nuk po dëgjohej zëri i bazës, ndërkohë që strukturat po bënin sipas dëshirës së ministrit.

Duket se situata në jugun e vendit për socialistët është nxehur shumë për sa kohë që deputeti Kosta tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e tij kundër ministrit që ka mbuluar qarkun e Gjirokastrës.

Rezultati i Partisë Socialiste për këtë qark nuk ka qenë i mirë. Kështu përveç humbjes së Përmetit, edhe si kandidat, edhe si forcë politike, Partia Socialiste rezultoi forcë e dytë në qytetin e Gjirokastrës. Të vetmin që fitoi ishte vetëm në Tepelenë ku doli fitues si kandidati Tërmet Peçi ashtu edhe Partia Socialiste si forcë e parë.

Ndërkohë që pritet të ketë një analizë të detajuar, pas akuzave dhe kundërakuzave të kandidatëve, deputetëve dhe ministrave për qarkun e Gjirokastrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha paralajmëron protesta kundër rezultatit të zgjedhjeve
Halimi: Në kuti gjendeshin 388 fletë votimi kur ishin 377 votues. Prokuroria të hetojë »
Article Logic
Execution time: 0.0040509700775146
array(1) { ["section"]=> string(94) "deputeti-i-ps-kosta-ps-e-gjirokastres-ka-nje-fatkeqesi-te-madhe-te-paaftin-arben-ahmetaj-14980" }