Deputeti i PS rebelohet me ministrin e mjedisit Koka: Eshtë i kamur e biznesmen, çfarë fiton te pyjet

Publikuar tek: politike, më 11:33 09-01-2016 Deputeti i PS rebelohet me ministrin e mjedisit Koka: Eshtë i kamur e biznesmen, çfarë fiton te pyjet

Një deputet socialist, Vladimir Kosta reagon ashpër ndaj ministrit të mjedisit Lefter Koka që lejon sipas tij vazhdimin e shkatërrimit të pyjeve në vend.

Deklarata e Lad Kostës vjen pas publikimit të investigimit të emisionit Fiks Fare për shkatërrimin dhe prerjen e pyjeve të Shelegurit. Jo vetëm kaq, por deputetja Arta Dade deklaroi se do të kallzojë në prokurori zyrtarët që merren me mbrojtjen e pyjeve dhe për këtë kishte vënë në dijeni zv.kryeministrin Niko Peleshi dhe ministrin e Brendshëm Tahiri, aq më tepër, që fituesi I një tenderi për një parcel në Shelegur ishte paracaktuar.

Por deputeti Lad Kosta shkon edhe më tej. Duke e konsideruar Lefter Kokën një njeri të kamur, nuk e kupton se çfarë fiton nga shkatërrimi i pyjeve.

“Nuk i falet ministrit të mjedisit, vazhdimi i shkatërrimit të pyjeve..... ! Është biznesmen , është i kamur, si ka mundësi që se kupton këtë lloj shkatërrimi ! Çfarë fiton xhanëm ?!” revoltohet Vladimir Kosta.

12506872_10154420332393765_1947490755_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manjani me prokurorët për ‘Drejtësinë’: Vetëm banori i shtëpisë e di ku i pikon çatia
Majlinda Bregu nxjerr gafat e draftit për ndryshimet kushtetuese, por bie dakort me Ramën në një pikë »
Article Logic
Execution time: 0.031123876571655
array(1) { ["section"]=> string(105) "deputeti-i-ps-rebelohet-me-ministrin-e-mjedisit-koka-eshte-i-kamur-e-biznesmen-cfare-fiton-te-pyjet-29528" }