Deputeti i PS-së kundër Dukës te ‘Procesi Sportiv’: Ka përfshirë futbollin në politikë. Aktori i ‘Portokallisë’: Mua m’hallakate fare...

Publikuar tek: sport, më 11:06 26-12-2016 Deputeti i PS-së kundër Dukës te ‘Procesi Sportiv’: Ka përfshirë futbollin në politikë. Aktori i ‘Portokallisë’: Mua m’hallakate fare...

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka qenë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel ku ka folur për nivelin e futbollit shqiptar, që sipas tij përgjegjësia kryesore bie mbi presidentin e FSHF-së, Armando Dukën.

Deputeti socialist, njëkohësisht tifoz i Partizanit shprehi shqetësimin e tij për nivelin e Superiores, teksa akuzoi që ndeshjet janë të paracaktuara. Gjithashtu theksoi që futbolli është përfshirë në politikë.

“Nuk arrij ta kuptoj se çfarë po ndodh në futbollin tonë. I ashtëquajturi përfaqësuesi i futbollit, sulltani i futbollit në Shqipëri, e ka përfshirë futbollin në politikë. Ndryshe nga vitet e tjera që politika ndërhynte në futboll, tashmë ky i ashtëquajturi president e ka kthyer anasjellas. Shiheni se çfarë ndodh nëpër stadiumet e Superiores. Asnjë reklamë nuk ka. Po sigurisht si mund të guxojë dikush të investojë para për garë të pisët?”, deklaroi Braçe në panelin e “Procesit Sportiv”.

Më pas moderatori i emisionit, Manushi ia dha fjalën Olsi Bylykut, aktor i “Portokallisë”, për të folur për këtë situatë të futbollit në Shqipëri. Por, Bylyku tha shkurt: “ Mua më hallakati fare Braçe. Se di ç’desha të thoja. Se mbaj mend”, përfundoi “Kimikati” i “Portokallisë” që ishte tifoz i Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rivalë në fushë, por festat e fundvitit bashkojnë lojtarin e Partizanit, Tiranës dhe Skënderbeut
Shpërtheu si talenti i vitit, Lacio i trefishon rrogën Thoma Strakoshës »
Article Logic
Execution time: 0.020199060440063
array(1) { ["section"]=> string(132) "deputeti-i-ps-se-kunder-dukes-te-procesi-sportiv-ka-perfshire-futbollin-ne-politike-aktori-i-portokallise-mua-m-hallakate-fare-63782" }