Deputeti i PS sfidon kampionin e botës: Kush mund ta mendonte, rezistova me 37 lëvizje (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:32 04-01-2018 Deputeti i PS sfidon kampionin e botës: Kush mund ta mendonte, rezistova me 37 lëvizje (FOTO)

Deputeti i PS Eduard Shalsi ka sfiduar kampionin e botës në shah Garry Kasparov.

Ndërsa dikur, dy kolosët Karpov dhe Kasparov i ndiqte më adhurim nga ekrani i televizorit, sot njërin prej tyre e kishte përballë. Shalsi publikon foto nga darka që ka kaluar me kampionin e botës në shah dhe tregon se si rezistoi me 37 lëvizje.

“Rezistova me 37 lëvizje kundër Garry Kasparov. Ishte viti 1984, kur Karpovi luante me Kasparovin për titullin "Kampion Bote" dhe im atë që e ndiqte me admirim betejën e këtyre dy kolosëve, insistonte që të vazhdoja të merrja pjesë në kampionatet e shkollave dhe të inspirohesha nga fuqia e mendjeve të këtyre shahistëve.

Kush do të mund të imagjinonte që shumë vite më pas unë do t'i takoja të dy në rrethana të ndryshme dhe madje me njerin prej tyre edhe do të ndeshesha.

Një darkë e këndshme pasoi simultanen, me biseda interesante jo vetëm për shahun, por edhe mbi tema të ndryshme politike”, shkruan Shalsi në rrjetet sociale.

ed.jpg

 

26166684_1594329490644997_5430408058262720749_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02842903137207
array(1) { ["section"]=> string(96) "deputeti-i-ps-sfidon-kampionin-e-botes-kush-mund-ta-mendonte-rezistova-me-37-levizje-foto-105357" }