Deputeti i ri i LSI kap gafën e Ramës: Ma shpjego se nuk e kuptoj

Publikuar tek: politike, më 13:53 12-09-2017 Deputeti i ri i LSI kap gafën e Ramës: Ma shpjego se nuk e kuptoj

Deputeti i ri i LSI Endrit Braimllari gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme, ndonëse i ri nuk ka ngurruar të kapet me kryeministrin Rama pas një fraze që ky i fundit ka thënë për kultivimin e kanabisit në vend.

“Dëgjova nga përfaqesuesi i qeverisë një frazë që më ngeli në mendje.Thanë: “ Kultivimin minimal te kanabisit ”. Unë s'e kuptoj sepse dhe kjo përbën një krim. Une si i ri nuk e kuptoj luftën minimale ndaj kanabisit, pasi duhet të këtë luftë 0 per kanabisin, luftë të ashpër për të gjithë ata që mbjellin kanabis dhe trafikojnë lëndë narkotike.

Një miku im po më thoshte një ditë që nuk ka mjaltë në treg pasi bletët kanë ikur në drejtim të paditur nga kanabisi. Kjo tregon dhe njeherë atë që përfaqeson kjo qeveri. E gjithë kjo panoramë na bën të kuptojmë se shqiptarët i presin ditë të vështira nga kjo maxhorancë”, është shprehur deputeti Braimllari në fund të fjalimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha provokon Ramën: Hajde bëjmë testin e drogës, i replikon menjëherë Xhafa
Vokshi ia “përplas” Ramës në Kuvend: Të gjithë duhet të kalojmë përmes shoqes tënde »
Article Logic
Execution time: 0.025791168212891
array(1) { ["section"]=> string(70) "deputeti-i-ri-i-lsi-kap-gafen-e-rames-ma-shpjego-se-nuk-e-kuptoj-92084" }