Deputeti ironizon keq Metën, i dedikon edhe një video

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:48 03-08-2016

Deputeti Eduart Ndocaj ka kërkuar hapur tashmë largimin e kreut të LSI Ilir Meta nga skena politike, duke i bërë disa herë thirrje edhe kryeministrit Edi Rama të prishë koalicionin qeverisës. Këtë herë Ndocaj vë në lojë kryeparlamentarin përmes kësaj videoje.

“Unë, nuk i kuptoj këto trimat e “Sali Portopapës” (trimat e LSI) që mërziten, sepse un po them se Meta është për burg! Ky ka dëshirë vet ta bejë burgun për të gjithë të dashurit e Partisë. Po ashtu ju mërziteni, sepse them se duhet të dilini nga koalicioni e të rrini në Opozitë! Përsëri s’keni pse mërziteni me mua, sepse dëgjojeni videon çfarë thotë? A ndjehet vetë me faj për bëmat e tij! E gjitha kjo ka vetëm një kuptim: Meta se s’ka alternativ tjetër, sa të përfundoj reforma me miratimin e 7 ligjeve, drejtësia do të trokas në derën e tij për të dhënë llogari për 25 vjet bëma! Unë, nuk kam çfarë të them tjetër, veçse po lutem që Zoti t’i plotësoj dëshirën Metës e dëshirën e gjithë shqiptarëve që kanë plotë 20 vite që e presin”, shkruan Ndocaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013859033584595
array(1) { ["section"]=> string(58) "deputeti-ironizon-keq-meten-i-dedikon-edhe-nje-video-48601" }