Deputeti nuk di të flasë? Shehu kopjon fjalimin nga rrjetet sociale

Publikuar tek: politike, më 15:33 01-10-2015 Deputeti nuk di të flasë? Shehu kopjon fjalimin nga rrjetet sociale

Kemi parë shpesh herë në Parlament deputetë të cilët lexojnë fjalime të gatshme, pa e ngritur për asnjë çast kokën nga letra e duke e patur të vështirë të lexojnë ato që kanë [janë] shkruar.

Një rast i ngjashëm denoncohet nga “Nisma Thurrje” në Facebook, e cila ka konstatuar se deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, e kishte kopjuar fjalë për flajë, fjalimin e tij të mbajtur sot në Parlament.

“Për deputetin Sherefedin Shehu:

O njish, shkëlqeve sot me atë fjalimin që mbajte. Atë që e kishe kopjuar fjalë për fjalë nga Nisma Thurje. Hajde fjalim hajde. Na drithërove. Vetëm se çalove pak te shenjat e pikësimit....Edhe interpretimi linte për të dëshiruar. Ke nevojë për trajnim. Sepse nuk mjafton ta vjedhësh letrën plot mall që ne i kemi nisur Kryeministrit, duhet edhe ta interpretosh”, shkruan në Facebook “Thurrje” ndërsa postimi mbyllet me “Ps: Ec e bëjmë një marrvëshje që të mos vidhni çdo gjë në këtë vend. Psh. fjalimet, ato të paktën bëjini vetë. Të paktën ato...Hë nish...Thuaji dhe Gencit, e di vetë ai”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akreditoi “Vitrinën”, Prokuroria çon në gjykatë Tafajn, deputeti: Fushtatë për “prerje kokash”
Rrëzohet kërkesa e PD-së për hetim ndërkombëtar ndaj CEZ »
Article Logic
Execution time: 0.021174192428589
array(1) { ["section"]=> string(72) "deputeti-nuk-di-te-flase-shehu-kopjon-fjalimin-nga-rrjetet-sociale-22108" }