Deputeti shqiptar unazë me diamante gruas për ditëlindje: Kam 20 vjet që të bëj dhurata

Publikuar tek: politike, më 07:30 17-04-2016 Deputeti shqiptar unazë me diamante gruas për ditëlindje: Kam 20 vjet që të bëj dhurata

Deputeti Eduart Ndocaj ka bërë një dedikim për bashkëshorten e tij, me rastin e ditëlindje. Ndocaj shprehet se gruaja e tij është njeriu që e gëzon çdo mëngjes dhe mbrëmje, sa herë që ai hap sytë. Ai i kërkon falje sepse ka hyrë në politikë pa pëlqimin e saj, por këtë e ka bërë për njerëzit në nevojë.

Më pas Ndocaj ka publikuar edhe dhuratën që i ka blerë gruas së tij. Një unazë me diamante është dhurata e 20 që bashkëshortja e Ndocajt merr për ditëlindje.

Postimi i Ndocajt:

Kam 20 vjet që të bëj dhurata për ditëlindje dhe çdo vit më jep motiv më shumë të jem me ty. Ke 20 vjet që më gëzon çdo mëngjes dhe mbrëmje dhe çdo minutë, sa herë hap sytë dhe të kam pranë ty. Jeta ime ka qenë e ngopur me dashurinë që më ke dhuruar, me 3 yjet e jetës sime Ilenia, Eda, Kevin. Të dua pa asnjë mëdyshje edhe pse të kam mërzitur kur hyra në politikë pa dëshirën tënde, por gjithmonë më ke mbështetur. Je aq e dashur sa më don edhe me këtë padrejtësi që u kam bërë femijëve dhe ty duke ju dhënë pak nga koha jonë e çmuar edhe politikës e njerëzve në nevojë për pak mirësi . Të dua dhe të uroj plot dashuri përvjetorin tënd. Të uroj shumë lumturi në jetë!

12974357_1549262755367941_2342263945635377516_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi dhe Hafizi në Berat: Shqipëria mund të bëhet, t’i japim fund tragjedisë
“Ministri i Brendshëm të shkarkohet sapo të shkelë në Rinas” »
Article Logic
Execution time: 0.019669055938721
array(1) { ["section"]=> string(92) "deputeti-shqiptar-unaze-me-diamante-gruas-per-ditelindje-kam-20-vjet-qe-te-bej-dhurata-37887" }