Deputeti socialist: Berisha nuk njihte as baxhanakun që i vdiq në krye të detyrës që i caktoi djali i tij

Publikuar tek: politike, më 08:27 07-04-2016 Deputeti socialist: Berisha nuk njihte as baxhanakun që i vdiq në krye të detyrës që i caktoi djali i tij

Deputeti socialist Pjerin Ndreu mban qendrim të ashpër ndaj deklaratës së ish kryeministrit Sali Berisha se nuk e njëh Ismail Mulletin lidhur me skandalin e “Panama Papers”.

Ndreu thotë se të njëjtën gjë sipas tij ka deklaruar ish kryeministri për “baxhanakun në Gërdec që i vdiq në krye të detyrës së caktuar nga djali i tij”, duke akuzuar njëkohësisht kështu edhe djalin e ish kryeministrit, Shkëlzen Berishën.

“Sali Berisha thotë se njoh fare Ismail Mulletin....! Ky nuk njihte as baxhanakun në Gërdec në fakt, megjithëse i vdiq në krye të detyrës që i kishte caktu djali i tij, duke numëru arkat se mos ja hidhnin..!Si njeh ky por e njohin familjarët, të afërmit e tij, se Saliu njeh vetëm ato që fiton s’ka nevojë me taku fizikisht Mulletin ! Muzikë e njohur e tij pa pikë shije e që nuk i mbush mendjen askujt”, përmbyll deputeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi kap mat Edi Ramën: Si u rrit artificialisht numri i delegatëve në kongres
‘’Peshkatarëve u janë konfiskuar celularët se mund të kenë regjistruar pamje kompromentuese të helikopterit’’ »
Article Logic
Execution time: 0.029220819473267
array(1) { ["section"]=> string(110) "deputeti-socialist-berisha-nuk-njihte-as-baxhanakun-qe-i-vdiq-ne-krye-te-detyres-qe-i-caktoi-djali-i-tij-37033" }