Deputeti socialist i uron ditëlindjen Ilir Metës, Arta Dade ‘’hakmerret’’ dhe ja kë uron ‘’Live’’

Publikuar tek: politike, më 11:51 24-03-2016 Deputeti socialist i uron ditëlindjen Ilir Metës, Arta Dade ‘’hakmerret’’ dhe ja kë uron ‘’Live’’

Deputeti socialist i uron ditëlindjen kreut të Kuvendit Ilir Meta, por e menjëhershme ka qenë ‘’hakmarrja’’ e deputetes socialise Arta Dade, e cila ka uruar ditëlindjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Bushati mbush sot 39 vjeç, ndërkohë që Meta mbush 47.

Bujar Çela: Dua t'i uroj ditëlindjen zotit Ilir Meta si pjesëtar i të dy koalicioneve.

(Ilir Meta qesh)

Ilir Meta: Faleminderit!

Bujar Çela: Dua ta duartrokasim të gjithë, edhe ju të opozitës. Edhe ju e keni për detyrë se keni bashkëqeverisur.Nuk është faji ynë që ju jeni indiferentë!

(Pak më vonë, pasi Arta Dade merr fjalën)

Arta Dade: Duke iu bashkuar urimit për kryetarin Z.Meta, dua t’i uroj ditëlindjen edhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, zotit Ditmir Bushati! Për ne është ditë e veçantë, për opozitën, ajo ka marrë përsipër të bëjë zhurmuesin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët demokratë bllokojnë foltoren, gati për t’u larguar nga Kuvendi (FOTO)
Opozita bllokon seancën, zhurmë në Kuvend por miratohen projektligjet. Berisha del jashtë: Të shkrihet Parlamenti »
Article Logic
Execution time: 0.016034126281738
array(1) { ["section"]=> string(94) "deputeti-socialist-i-uron-ditelindjen-ilir-metes-arta-dade-hakmerret-dhe-ja-ke-uron-live-35895" }