Deputeti socialist Kosta: Më gënjyen për Jaçen në Përmet, konsultë me Ruçin për vendimin tim

Publikuar tek: politike, më 07:45 16-04-2015 Deputeti socialist Kosta: Më gënjyen për Jaçen në Përmet, konsultë me Ruçin për vendimin tim Vladimir Kosta

Deputeti Vladimir Kosta rrëfen të gjithë korrespodencën që ka patur me kryeministrin Rama dhe partinë socialiste si dhe qejfmbetjet e tij në lidhje me kandidimin e Gilberto Jaçes në Përmet. Kosta thotë se arsyeja e emailit për dorëheqjen nga PS-ja është konstatimi me abuzimet që ai ka bërë për Jaçen dhe që sipas tij për këtë nuk duhet të ishte kandiduar.

‘’Si mund të mbështes një njeri për të cilin unë i jam drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzime, nuk ka logjikë që ta mbështes. Bëhet fjalë për punimet që i janë bërë  në trotuaret e qytetit. Kam mbi dy javë që i kam dërguar shkresën KLSH. Nuk kam asgjë personale me Jaçen. Është e drejta ime që unë të ushtroj kontrollin si i zgjedhur i popullit të Përmetit.’’, thotë për gazetën ‘’Panorama’’ deputeti Kosta.

Ai thekson se shqetësimet e tij ia ka komunikuar kryeministrit Rama, si dhe i ka thënë që e ka denoncuar në KLSH. Për Kostën, kryetari real i PS-së është Gramoz Ruçi.

‘’Në fakt, me këtë që u bë sot, këtë gabim që u bë me Gilbertin unë nuk e suportoj dot, ndihem keq. Por ende nuk jam konsultuar dhe me drejtuesit e partisë dhe të Grupit Parlamentar. Vendimi i parë që unë mora ishte për të parandaluar një emërim të Gilbertos në Përmet. Tani më duhet të konsultohem me Gramozin, sidomos, sepse e shoh realisht si kryetar partie, por për mua Gramozi ka faje shumë të rënda, duhet të jetë më aktiv me partinë, por më duket se e ka lëshuar fare partinë’’, thotë deputeti i Përmetit, Vladimir Kosta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD zyrtarizon Enkeled Alibeajn në Fier, garon kundër Subashit
PR-ja mbështet kandidimin e Dumës, Mediu: Duam ta fitojmë Durrësin »
Article Logic
Execution time: 0.077707052230835
array(1) { ["section"]=> string(95) "deputeti-socialist-kosta-me-genjyen-per-jacen-ne-permet-konsulte-me-rucin-per-vendimin-tim-8846" }