Deputeti socialist Pjerin Ndreu: Projektligji për spiunët në administratë të parashikojë rastet e sinjalizimit të rremë

Publikuar tek: politike, më 10:32 02-03-2016 Deputeti socialist Pjerin Ndreu: Projektligji për spiunët në administratë të parashikojë rastet e sinjalizimit të rremë

Deputeti i PS­-së, Pjerin Ndreu ka shpërthyer, në momentin kur në Komisionin e Sigurisë në Kuvend diskutohej për projektligjin për spiunët në administratë.

Ndreu thotë për Newsbomb.al se  së pari duhen parashikuar rastet e sinjalizimeve të rreme, sepse është krijuar ideja e një shteti të servilëve dhe të dezinformuesve.

Debati i plotë 

Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…

Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!

Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.

Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.

Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…

Spartak Braho: Një çik emocionale është…

Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.

Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?

Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.

Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..

Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor): Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ishllogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur.

Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…

Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu kundër deputeteve të PD: Ashtu siç shkoi protesta, më mirë që s’isha
Blushi i bën 8 propozime Partisë Socialiste: Kolegët t'i votojnë gjatë Kongresit (TË PLOTA NE BRENDESI) »
Article Logic
Execution time: 0.025386810302734
array(1) { ["section"]=> string(124) "deputeti-socialist-pjerin-ndreu-projektligji-per-spiunet-ne-administrate-te-parashikoje-rastet-e-sinjalizimit-te-rreme-33999" }