Deputeti socialist sjell një libër me nota autobiografie vetëm për gratë dhe vajzat

Publikuar tek: kulture-art, më 16:58 14-12-2015 Deputeti socialist sjell një libër me nota autobiografie vetëm për gratë dhe vajzat

“Vajzat e Mjegullës”, kështu titullohet romani i sjellë nga deputeti socialist Namik Dokle. Politikani vjen ndryshe për qytetarët përmes këtij romani që ka në qendër rëndësinë e grave dhe vajzave ku vihen re edhe nota autobiografike.

Të gjithën, Dokle e shikon përmes syve të një fëmije e më pas me sytë e një adoleshenti në terrenin ku ai është lindur, në qytetin e Durrësit ndërsa fokusin e vendos te  rëndësia apo mungesa që lënë në jetën e kujdo gratë dhe vajzat.

“Vajzat e Mjegullës” autori vendosi ta promovojë në Elbasan ku ishte i pranishëm në ceremoni edhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Dokle është rrethuar nga dhjetra vajza dhe gra për të cilat ka dhënë edhe autografe ndërsa ka pohuar se është duke shkruar një tjetër libër por pa dhënë detaje.

deputeti.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Genci Fuga gjen një ide gjeniale për të tërhequr vëmëndjen: Ejani...ku i dihet
Agim Krajka: Sherif Merdani nuk u dënua për këngën, Parashqevia kishte të dashur një sigurims »
Article Logic
Execution time: 0.021040201187134
array(1) { ["section"]=> string(89) "deputeti-socialist-sjell-nje-liber-me-nota-autobiografie-vetem-per-grate-dhe-vajzat-27757" }