Deputeti sulmon NDËRKOMBËTARËT: Patën frikë ti drejtojnë gishtin rilindjes

Publikuar tek: aktualitet, më 15:32 22-07-2018 Deputeti sulmon NDËRKOMBËTARËT: Patën frikë ti drejtojnë gishtin rilindjes Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk ka hezituar të sulmoj as ndërkombëtarët kur vjen fjala te Reforma në Drejtësi.

“Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim”, ka reaguar Vasili.

Sipas deputetit, ndërkombëtarët heshtën kur rilindja përbuzi ONM per anëtarët e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shpresë në zhgënjim.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT:

Nderkombetaret heshten,kur rilindja perbuzi ONM per anetaret e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shprese ne zhgenjim.

Rilindja perbuzi dhe hodhi poshte muaj me pare sugjerimet e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi.

Ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane deklaruan me ze shume te larte se ONM do te ishte garancia e integritetit te reformes,pasi ajo ishte perbere nga juriste me integritet shume te larte nga SHBA dhe BE.

Rilindja duke perbuzur ONM rrenoi pra reformen dhe integritetin e saj.

Asnje nga ambasadoret nuk foli asnje fjale perpara ketij atentati juridik e moral, qe po i behej reformes.

Pra reforma u fut ne qorrsokak dhe ate tanime nuk e beson me kerkush, ajo thjesht nderroi pronarin duke kthyer drejtesine ne prone te rilindjes.

Heshtja e denueshme e djeshme u ka humbur te huajve sot mundesine qe ata te flasin,te preokupohen dhe te sugjerojne.

Ambasadoret u tremben qe ti tregojne vendin dhe ti drejtojne gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, qe reforma ne drejtesi nga shprese u kthye ne zhgenjim

Te huajt e humben pra momentin dhe ç'vleresimi i tyre eshte zgjedhja e tyre per te qene njesh me qeverine per kapjen e reformes ne drejtesi.

Tani gjeja e vetme qe u ka mbetur eshte qe te heshtin pasi cdo sugjerim ne anglisht,kroatisht apo shqipe e çale vetem pengon zgjidhjen dhe shuan shpresen.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma në Drejtësi, reagon ish-ministri: Mazhoranca u bë pishman për votimin 
'ÇMENDET MOTI', ja çfarë pritet nesër »
Article Logic
Execution time: 0.069050788879395
array(1) { ["section"]=> string(80) "deputeti-sulmon-nderkombetaret-paten-frike-ti-drejtojne-gishtin-rilindjes-128734" }