Deputetja demokrate sulmon ministrin Koka: Moratoriumin e keni përdorur për show dhe manipulim, masakër me pyjet

Publikuar tek: politike, më 18:33 19-01-2016 Deputetja demokrate sulmon ministrin Koka: Moratoriumin e keni përdorur për show dhe manipulim, masakër me pyjet

Deputetja demokrate ka sulmuar sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ministrin Lefter Koka, duke thënë se moratoriumin për prerjen e pyjeve e kanë përdorur për shoë dhe manipulim, duke bërë një masakër.

“Shpalljen e Moratoriumit e keni përdorur për show dhe manipulim publik sepse në realitet nuk duket kurrkund dora e shtetit dhe e ligjit’’, i tha Mimoza Hadermataj, Lefter Kokës në dëgjesën në komision për projektligjin "Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në RSH" dhe Moratoriumin për pyjet.

"Masakra që është bërë me pyjet, në këto dy vjet, madje viti i fundit dhe më saktë muajt e fundit të vitit që sapo lamë pas, është një krim kombëtar dhe Ju si ministër dhe ministri e linjës mbani përgjegjësi direkte.

- Çfarë ju ka penguar, në kushtet e kësaj katastrofe, të denoncuar me forcë nga Opozita, të paraqitur me fakte (me video dhe foto) nga media elektronike dhe e shkruar, nga rrjetet sociale etj, të ngreni një Task Forcë ndërinstitucionale për të frenuar këtë masakër?

Përmbytjet e gjetën sërish të papërgatitur dhe të paaftë këtë qeveri për të përballuar emergjencën.

- Pse nuk ka patur asnjë audiencë publike, teknike, jopolitike të Ministrisë që. Ju drejtoni, me ekspertë të pyjeve dhe mjedisit për pasojat që sjell shkatërrimi nga dora njerëzore dhe impaktin e tyre tek përmbytjet?

Ju përmendët që janë bërë rreth 7 mijë inspektime por nuk na thatë se kush u dënua dhe me çfarë mase dhe

- Përse nuk shkuan asnjëherë në burg masakruesit e pyjeve që pasurohen me pasuritë tona kombëtare por shkuan në burg me qindra raste familjare për "krimin e madh" të rilidhjes së dritave?

- Përse nuk ju kemi parë asnjëherë të shqetësuar qoftë dhe mediatikisht,të dilni në terren për inspektim dhe të përcillni një mesazh sensibilizuas për pyjet?

Shpalljen e Moratoriumit e keni përdorur për show dhe manipulim publik sepse në realitet nuk duket kurrkund dora e shtetit dhe e ligjit.

Ndërhyni sa më parë për mbrojtjen e pyjeve, sa s’kemi mbetur pa drurin e fundit dhe të kthehemi në një shkretëtirë jo nga zoti por nga nga dora e njeriut dhe nga keqmenaxhimi i shtetit”, ngriti shqetësimin e saj deputetja demokrate.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj kthehet në PS, në takimin me Ramën edhe disa nga koordinatorët
Basha për shëndetësinë: Fitoret e “kokoshit” nuk i prek askush »
Article Logic
Execution time: 0.0049028396606445
array(1) { ["section"]=> string(116) "deputetja-demokrate-sulmon-ministrin-koka-moratoriumin-e-keni-perdorur-per-show-dhe-manipulim-masaker-me-pyjet-30426" }