Deputetja e LSI kapet “mat” me të dashurin në plazh, zbulon trupin me bikini (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:23 29-07-2017 Deputetja e LSI kapet “mat” me të dashurin në plazh, zbulon trupin me bikini (FOTO)

Ka nisur pushimet në jug të vendit deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por duket se nuk i ka shpëtuar dot syrit të paparacëve.

Kejdi Mehmetaj ishte politikania që mbajti fjalën e hapjes, duke qenë se është organizatore dhe mbikqyrëse me këtë rast. Nisur nga ky angazhim i politikanes 22-vjeçare të LSI-së, e cila pati fatin të provonte karrigen e deputetes së Kuvendit që në moshën 20-vjeçare, Kejdi është intervistuar edhe nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Jug, për të transmetuar gjithçka ndodh atje në këto ditë vere.

E pyetur disa ditë më parë nga gazetari Eni Shehu rreth çështjeve të zemrës, pra nëse ka një të dashur, ajo iu shmang pyetjes, duke thënë se tashmë i është përkushtuar punës, dhe se ka vendosur që jetën private ta lërë jashtë jetës profesionale.

Por në plazhin e Jalës, përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci “tadhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë, shkruan panorama.

Gjatë qëndrimit poshtë çadrës, ajo ishte më shumë e fokusuar te smartphone dhe marrja e rrezeve, duke mbajtur një distancë me partnerin. Nuk po japim shumë detaje se kush është djali që shihni, për të cilin politikania e re mund të flasë vetë nëse do të ketë dëshirë apo do e shohë të arsyeshme një ditë. Ajo që mund të themi deri tani është që duken çift simpatik, ndërsa Kejdi duket shumë në formë dhe mjaft elegante fizikisht. Kejdi është e ditëlindjes 1993 dhe do të mbahet mend si deputetja më e re në Kuvendin shqiptar, e me gjasë edhe deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur shkeli për herë të parë në Kuvend me imunitetin e deputetes.

Në intervista të ndryshme televizive, Kejdi është treguar e vendosur për karrierën e saj në politikë, edhe pse është e ndërgjegjshme që është një rrugë e vështirë. 

 

kejdi.jpg

 

kejj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021353006362915
array(1) { ["section"]=> string(84) "deputetja-e-lsi-kapet-mat-me-te-dashurin-ne-plazh-zbulon-trupin-me-bikini-foto-87710" }