Deputetja e LSI kundërshton Ramën: E bindur që edhe partia ime do e bëjë

Publikuar tek: politike, më 09:32 12-11-2015 Deputetja e LSI kundërshton Ramën: E bindur që edhe partia ime do e bëjë Kejdi Mehmetaj deputete e LSI

Deputetja më e re e Parlamentit Kejdi Mehmetaj është e para deputete nga rradhët e LSi që kundërshton Ramën lidhur me nismën e tij për të dënuar shpifjen me burgim deri në 3 vjet. Deputetja e LSI thotë se është e bindur që edhe partia e saj do jetë kundër kësaj nisme, ndërsa shton se kur zgjodhi të jetë figurë publike, i mori parasysh të gjitha.

“Jam e bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do jetë kundër çdo lloj nismë që shpifjen e dënon me burg!

Shpesh përgjatë këtyre dy viteve si pjesë e Kuvendit të Shqipërisë kam degjuar shpifje ndaj meje. Në të gjitha rastet të PADREJTA! Megjithatë, unë zgjodha të jem figurë publike dhe kur e bëra këtë zgjedhje mora gjithashtu përsipër të perballem me komente dhe reagime negative. Të qenurit funksionar i lartë apo i zgjedhur, të bën të jesh vazhdimisht në lufte politike dhe lufta nuk është gjithmonë e drejtë. Gjithkush mund të shpif ndaj meje (ndoshta edhe me keq sec është bërë deri tani), por a mund të barazohet fjala me lirinë? Padyshim që nuk duhet të jetë kaq e thjeshtë shpifja, prandaj për këtë ka procedura ligjore që e denojnë, por nuk do isha kurresesi dakort që këto masa të ishin ekstreme deri në  heqjen e lirisë”, shkruan deputetja më e re e Kuvendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parkingjet në Tiranë, ja tarifat për të gjitha rrugët
Rama kërkon ndjesë për propozimin e nenit për shpifjen: Një keqkuptim i madh. Dënimi është për politikanët jo për median »
Article Logic
Execution time: 0.08619499206543
array(1) { ["section"]=> string(77) "deputetja-e-lsi-kundershton-ramen-e-bindur-qe-edhe-partia-ime-do-e-beje-25230" }