Deputetja e PD Fatbardha Kadiu jep një lajm shumë të keq nga Londra

Publikuar tek: barometri, më 07:49 16-04-2018 Deputetja e PD Fatbardha Kadiu  jep një lajm shumë të keq nga Londra

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga partia e Tereza May në Londër, me temë “Mbi gjithëpërfshirjen dhe ndërtimin e një qeverie, e një shteti që punon për të gjithë”.

Në përfundim të takimit ajo ka shprehur edhe shqetësimin e saj për temat që janë diskutuar rreth Shqipërisë. Kadiu jep “lajmin e keq” duke thënë se Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar, e Kryeministres Tereza May ka shprehur shqetësimin drejtuar qeverisë shqiptare, e cila ka treguar se nuk po bën asgjë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Sipas Kadiut, në të gjitha bashkëbisedimet që ka zhvilluar me përfaqësues të kësaj partie, shqetësimi kryesor ka qenë pikërisht mungesa e angazhimit serioz të qeverisë për të luftuar krimin, lidhjet e saj me eksponentë kriminalë si dhe kanabizimi i vendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021621942520142
array(1) { ["section"]=> string(74) "deputetja-e-pd-fatbardha-kadiu-jep-nje-lajm-shume-te-keq-nga-londra-117033" }