Deputetja e PD i “qan hallin” familjes mjerane në Korçë por shikoni çfarë ka zgjedhur të veshë vetë (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 11:55 24-04-2016 Deputetja e PD i “qan hallin” familjes mjerane në Korçë por shikoni çfarë ka zgjedhur të veshë vetë (FOTOT) Eleina Qirici , deputete e PD

Deputetja e PD në Korçë Eleina Qirici na sjell historinë e një familjeje  ku varfëria dhe papunësia është ulur këmbëkryq. Por teksa fajëson zëvendëskryeministrin Niko Peleshi dhe kryebashkiakun Sotiraq Filo, deputetja ka zgjedhur të vishet kështu në vizitën që i ka bërë familjes Merko. E krehur për bukuri, me kostum, geta, këpucë lustrafinë me pak takë, deputetja duket mjaft rehat nga divani.

Kontrasti është mjaft i thellë dhe secili nga pjesëtarët e familjes së varfër duket sikur ruan një lloj distance fizike ndërkohë që deputetja flet.

Megjithatë familjes Merko i duhet ndihmë e menjëhershme pasi kushtet në të cilat jeton janë vërtet mjeranë.

Familja Merko me tri fëmijë ku djali i vogël 5 vjeç, është autik, nuk merr asnjë lek nga ndihma sociale, apo kemp, ndërkohë që dy prindërit nuk gjejnë asnjë mundësi punësimi. Tek kjo familje mungojnë paisjet për standartet më minimale të jetesës, si dhe energjia elektrike. Nuk kanë as llampë për ndricim pasi nuk mund të paguajnë energjinë.

“Këtu, mjerimi, tha deputetja Qirici, kapërcen çdo limit të imagjinatës. Fëmijët nuk ushqehen sa dhe si duhet për një standart minimal jetese, nuk kanë dritë të shohin njëri-tjetrin, aparati i televizorit është luks, pra as në mesjetë nuk ka patur një varfëri të tillë. Fëmija autik nuk ka mundësi të arrijë në qendrën e kujdesit social, dhe nga institucionet lokale e qendrore nuk ka reagimin më të vogël human”.

Familjarët i thanë deputetes Qirici se jeta e tyre është kther në një ankth të për-orshëm dhe se fëmijët nuk marrin dot as paracetamol kur sëmuren. Dy vajzat  nuk mund të mësojnë me libra e fletore edhe pse kanë aftësi shumë të mira për studim.

ko.jpg

ko1.jpg

ko2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Afred Peza: Si ia vodha Doktorit qytetarin dixhital
“Vajzat anonime që kërkonin lirimin e heroit e kanë një cheerleader”, Shkëlzeni komenton “Shullazin” dhe flet për “viktima që presin rradhën pas daljes nga burgu” »
Article Logic
Execution time: 0.02257513999939
array(1) { ["section"]=> string(109) "deputetja-e-pd-i-qan-hallin-familjes-mjerane-ne-korce-por-shikoni-cfare-ka-zgjedhur-te-veshe-vete-fotot-38537" }