Deputetja e PD-së ka një “ofertë” për të gjithë: Nëse doni të vdisni më herët, ejani në Elbasan

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:00 19-04-2017 Deputetja e PD-së ka një “ofertë” për të gjithë: Nëse doni të vdisni më herët, ejani në Elbasan

Pak orë pas përurimit të impiantit të mbetjeve në Elbasan ka reaguar opozita, konkretisht deputetja e PD-së, Arbjola Halimi.

Ndërsa e kundërshton hapur këtë projekt, deputetja shkruan në profilin e saj në facebook një ofertë për të gjithë shqiptarët.

“Ofertë: Nëse doni të vdisni më herët ejani në Elbasan. Sapo inaguruam inceneratorin e vdekjes. Plehrat janë mirëqenie dhe droga gjithashtu. Lideri ynë kanabist!...”, shkruan deputetja.

 

arb.jpg

Nga ana tjetër, sa i takon kundërshtimeve të opozitës, kryeministri e konsideroi si një serë që nuk arrin dot të riciklojë sepse plehrat për Partinë Demokratike janë një sëmundje.

“Për fat të keq nuk u kuptua në shqipërinë e drejtuar nga ata që kur pastron plehrat është shoë kurse kur i shikojnë plehrat thonë është normalitet. Ata nuk e patën kurrë ndjesinë e armiqësisë ndaj plehrave përkundrazi bashkëjetuan me plehrat dhe udhëhoqën mbi plehra. Ndërkohë që sa herë u tentua të shkohet në drejtim kundër me tendencën e asaj politike primitive në raport me plehrat, gjithmonë u ngritën zëra që klithën për ndotje për intoksikim e deri për zhdukje masive të popullatës në vend. Dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e 1 sere që nuk riciklon është që për ata plehrat do të vazhdojnë të jenë sëmundje për ne mbetjet e këtij vëndi janë 1 pasuri që ne do ta kthejmë në burim ekonomie…”,  deklaroi kryeministri gjatë përurimit të impiantit të mbetjeve në Elbasan.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022104024887085
array(1) { ["section"]=> string(97) "deputetja-e-pd-se-ka-nje-oferte-per-te-gjithe-nese-doni-te-vdisni-me-heret-ejani-ne-elbasan-75646" }