Deputetja e PD Voltana Ademi: Ja si po mblidhen njerëzit për të protestuar

Publikuar tek: politike, më 11:05 12-03-2015 Deputetja e PD Voltana Ademi: Ja si po mblidhen njerëzit për të protestuar Pamje nga protesta e opozitës

Voltana Ademi, deputetja e PD, sapo ka postuar në faqen e vet disa foto të marra pak minuta më parë nga Sheshi Skënderbej, ku protestuesit janë drejtuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Nën logon “Dorëhiqu” deputetja demokrate duket se ka dashur të japë “lumin” e njerëzve që janë duke marshuar në bulevard, të cilët po mblidhen nga të gjitha rrugët e Tiranës.

Protesta u parashikua të nisë në orën 11.00 por njerëzit vazhdojnë të vijnë akoma nga rrethet. PD akuzoi forcat e rendit, se po pengon të gjithë protestuesit që duan të vijnë nga rrethet. Megjithatë, deputetet e PD janë të kënaqur deri tani me pjesmarrjen në kohën që presin të mblidhen të gjithë për të filluar fjalimet e për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohen mbështetësit e LSI te selia, presin të vijë Ilir Meta
Protesta e PD në vitin 2000, ja ndryshimet me protestën e pas 15 viteve »
Article Logic
Execution time: 0.0044090747833252
array(1) { ["section"]=> string(78) "deputetja-e-pd-voltana-ademi-ja-si-po-mblidhen-njerezit-per-te-protestuar-5657" }