Deputetja e PS merr postin e rëndësishëm nga  Asambleja Parlamentare e OSBE

Publikuar tek: politike, më 13:02 11-07-2018 Deputetja e PS merr postin e rëndësishëm nga  Asambleja Parlamentare e OSBE Foto zyrtare nga Berlini

Elona Gjerbrea, deputete e PS, zgjidhet Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

 

Është vetë Gjebrea e cila bën me dije lajmin nga Berlini ndërsa shpjegon se byroja përbëhet nga 21 anëtarë qe zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.

Gjithashtu vlen të theksohet se, Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm.

ÇFARË SHKRUAN ELONA GJEBREA:

Të nderuar miq e mikesha!

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm të mirë.

Sot, ne Berlin, pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, arrita të zgjidhem në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.

Byroja përbëhet nga 21 anetarë që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.

Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm.

Falenderoj të gjithe mbështetësit që nga delegacioni ynë në këtë Asamble, Kuvendin, Byronë e Asamblesë, Misionin e OSBE-së në Shqipëri dhe padyshim familjen e madhe parlamentare socialiste nga të gjitha vendet që janë të përfaqësuar në OSBE.

Tani pune dhe pergjegjësi e madhe në vijim!

36988151_403135226861397_6662444468890763264_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama flet për marrëveshjen Shqipëri-Greqi: Do mbyllet me një pakt të ri
Pas ‘furtunës’, Ben BLUSHI drekon me Blendi FEVZIUN (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.017786026000977
array(1) { ["section"]=> string(81) "deputetja-e-ps-merr-postin-e-rendesishem-nga-asambleja-parlamentare-e-osbe-127533" }