Deputetja e PS përgënjeshtron gazetën, bashkëshorti i saj akuzohej për fitime në fondet publike

Publikuar tek: politike, më 16:51 16-01-2016 Deputetja e PS përgënjeshtron gazetën, bashkëshorti i saj akuzohej për fitime në fondet publike

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka reaguar pas një artikulli të publikuar sot në gazetën ‘Rilindja Demokratike’ ku akuzohej bashkëshorti i saj, për marrjen e fondeve publike nëpërmjet një kompanive të tij private.

Ndonëse në shkrimin e RD-së jepeshin shifra të ndryshe të tenderave nga institucionet publike të fituara nga kompania që ka për aksioner burrin e deputetes, nuk bëhej e qartë se për çfarë projektet bëhej fjalë konkretisht. Megjithatë, vetë deputetja Hafizi përgënjeshtron këtë shkrim, duke theksuar se bashkëshorti i saj nuk është aksioner në asnjë kompani private që operon me fonde publike.

“Miq të nderuar, përmes kësaj faqeje zgjodha të përgënjeshtroj një shkrim të sotëm të gazetës RD. Dëshiroj të informoj se bashkëshorti im që prej disa vitesh, përpara se unë të merrja mandatin e deputetes, nuk është aksioner e as administrator në asnjë kompani private që operon me fonde publike’, shkruan Hafizi.

Shkrimi i publikuar sot nga “RD”:

Si përfitoi burri i deputetes së PS-së fondet publike

Një tjetër deputete e Partisë Socialiste rrezikon të humbasë mandatin. Rasti flagrant është Mimoza Hafizi. Bashkëshorti i saj, Hasan Hafizi aksioner në kompaninë e ndërtimit "Albavia" ka përfituar mbi 5.8 miliardë lekë tendera nga institucionet publike. Nga një vëzhgim në kompaninë në fjalë, ajo rezulton e themeluar në vitin 2001, ku aksioner me 33.33 për qind është Hasan Hafizi, ndërsa sektori ekonomik i saj është "Ndërtime investimesh publike dhe veprash arti- ura-autostrada". Hasan Hafizi është një ndër tre bashkaksionerët e kompanisë me 33.3 për qind të aksioneve, por bëhet e ditur se de facto ai disponon 100% të aksioneve. Përfitimi i këtyre fondeve nga kompania e bashkëshortit të deputetes së PS është në konflikt të hapur interesi pasi ligji ndalon përfitimin e fondeve publike nga zyrtarët e lartë publikë, si dhe familjarët e tyre. Ligji për konfliktin e interesin i ndalon jo vetëm zyrtarëve të lartë, në rastin konkret deputetit, por edhe bashkëshortit/es apo fëmijëve dhe rrethit të ngushtë familjar përfitimin e fondeve publike duke parashikuar deri në heqjen e mandatit të postit që zyrtari i prekur në konflikt interesi mban. Një rast i tillë flagrant ishte Ilir Beqaj, i cili para disa vitesh humbi mandatin e deputetit për shkak se kishte përfituar përmes kompanisë së tij miliona para nga fondet publike. Në të njëjtin rast flagrant duket se është edhe deputetja socialiste Hafizi, bashkëshorti i së cilës ka fituar përmes kompanisë së tij jo pak, por plot 5.8 miliardë lekë tendera. Kompania e ndërtimit "Albavia" këto dy vite ka përfituar 150 milionë lekë të reja tendera në vitin 2015 dhe 202 milionë lekë të reja tendera për vitin 2014. Pra, në total 360 milionë lekë të reja apo 3.6 miliardë lekë. Ndërkohë që në fund të dhjetorit të 2015, përmes bashkimit të kompanisë "Albavia" me kompaninë "Sintram", ai ka përfituar dy tendera të tjerë me një vlerë prej 2.2 miliardë lekësh duke e çuar në total vlerën e përfituar për këto dy vite në 5.8  miliardë tendera. Sipas transaksioneve të publikuara në "Opendata.al" pothuajse të gjitha tenderat e përfituara nga kompania e burrit të deputetes së PS janë dhënë nga institucione publike siç është Fondi i Zhvillimit Shqiptar, si dhe Autoriteti Shqiptar Rrugor. Emri i kompanisë së burrit të deputetes së PS, Mimoza Hafizi përfshiu para pak ditësh të gjitha mediat në vend pasi ra pre e një grabitjeje, ku në kasafortën e kompanisë kishin vjedhur rreth 300 mijë dollarë.      

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sokol Balla: Paranoja e Metës, e ushqyer nga PD dhe klanet e saj
Berisha reagon pas shkrimit të ‘The Economist’: Reklamë e paguar miliona euro »
Article Logic
Execution time: 0.0043737888336182
array(1) { ["section"]=> string(100) "deputetja-e-ps-pergenjeshtron-gazeten-bashkeshorti-i-saj-akuzohej-per-fitime-ne-fondet-publike-30169" }