Deputetja e re i lutet Ramës dhe Tahirit: Bëni sevap, kështu do pastroni shpirtin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:15 08-11-2017 Deputetja e re i lutet Ramës dhe Tahirit: Bëni sevap, kështu do pastroni shpirtin

Situata në shkollat e vendit shpesh herë le për të dëshiruar.

Ndonëse jemi zyrtarisht në dimër, në disa shkolla nuk ka ende as kushtet më minimale për zhvillimin e procesit mësimor.

Në një shkollë të Gjirokastrës, në Shkozet, apo edhe në auditoret e fakultetit të Drejtësisë mësimi zhvillohet pa drita dhe vetëm me ndriçimin e celularëve.

Denoncimi është bërë nga deputetja e re e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Madje, ajo i kërkon Ramës dhe ish-ministrit Tahiri që disa nga paratë e tyre sipas saj të fituata nga trafiku i drogës të shkojnë për rikonstruksionin e shkollave.

“Dimri ende nuk ka ardhur me gjithë egërsinë e tij, megjithatë shkollat në Shqipëri kanë filluar të ndjenë të ftohtin dhe errësirën. Më shumë se gjysmat e institucioneve arsimore në vend nuk plotësojnë kushtet minimale për zhvillimin e mësimit. Dritat dhe ngrohja konsiderohen luks, pasi një pjesë e madhe e godinave ku zhvillohet mësim nuk kanë dyer e dritare dhe muret janë duke rënë nga lagështia dhe mungesa e investimeve.

Pavarësisht situatës së rënduar, qeveria e narkoshtetit nuk ka asnjë plan/strategji zhvillimore për të ndihmuar këtë sektor kyç për shoqërinë.

Edhe këtë vit buxheti dedikuar arsimit është qesharak, i ndërtuar pa vizion dhe pa prioritete. Qeveria është e pazonja të flasë për investime konkrete. I vetmi bilanc që mund të bëjë është sasia e drogës që shpërndahet nëpër oborret e shkollave.

Kjo qeveri nuk ka kohë të qeverisë vendin! "Kumbari" kryeministër dhe kabineti i tij të ardhur në pushtet nga paratë e drogës e kanë harruar punën pasi u duhet të menaxhojnë skandalet që çdo ditë po u plasin në dorë.

Shqipëria tani ka nevojë për njerëz që punojnë. LSI me përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, në alternativën e saj për arsimin, ka gati një hartë të shkollave prioritare që kërkojnë ndërhyrje, rikonstruksion apo të ngrihen nga e para.

Një lutje kam për Ramën, Tahirin dhe të tjerët si ta... 
Ndërkohë që organet ligjzbatuese bëjnë detyrën për tju vënë përpara drejtësisë, bëni sevap ca nga ato milionat e eurove që keni fituar nga droga për të ndërtuar ndonjë shkollë të re. Kështu, ndoshta ndihmoni pak edhe veten, duke pastruar disi shpirtin nga gjithë dëmet që i keni bërë shqiptarëve.

❗️1 muaj 5 milionësh (euro) i Tahirit është baraz me 5 shkolla të reja! 
❗️Imagjinoni 1 muaj të kryeministrit Rama...”, shkruan deputetja.

   23319469_290955451423718_1328976723374419898_n.jpg

23434893_290955461423717_4331718371527354979_n.jpg

 

kejdi.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1578540802002
array(1) { ["section"]=> string(85) "deputetja-e-re-i-lutet-rames-dhe-tahirit-beni-sevap-keshtu-do-pastroni-shpirtin-98771" }