Deputetja Hafizi shpjegon pse kërkojnë hapjen e kutive në PS

Publikuar tek: politike, më 09:14 12-04-2016 Deputetja Hafizi shpjegon pse kërkojnë hapjen e kutive në PS

Deputetja Mimoza Hafizi ka shpjeguar se përse po kërkojnë hapjen e kutive të referendumit të 9 prillit. Sipas Hafizit referendumi kishte shkelje të panumërta ligjore, Komisioni Zgjedhor i Bashkisë Shkodër është ndërruar në momentin e fundit dhe askush nuk ka shpjeguar se përse ndodhi kjo.

Pse po kërkojmë : « Hap kutitë e Referendumit! » Referendumi i 9 Prillit ishte një proces me shkelje të panumërta ligjore, ku u kërkua të shpreheshin me dhjetra mijë socialistë. Ne i ftuam socialistët t’i thonë Jo këtij procesi, me argumente të zhvilluara përgjatë 3 javëve pas Kongresit. Si të tillë, ne ishim alternativa referendare. Në Kodin Zgjedhor të Partisë, neni 55.6, si alternativë referendare ne kishim të drejtën e vëzhgimit të procesit. E kemi kërkuar që në ditën e parë, publikisht. Një ditë para referendumit, unë kam ndjekur gjithkund Komisionin Zgjedhor të Partisë Bashkia Shkodër, për t’i kërkuar akreditimin e vëzhguesve në 11 qendrat e votimit në këtë bashki. Komisioni është fshehur, është ndërruar në momentin e funidt, nuk më është përgjigjur. Për këtë kam dokumentim të plotë. Ne nuk na u dha mundësia të kemi vëzhgues, për të shënuar se cilët ishin pjesëmarrësit realë në procesin e votimit. Në këto kushte, është detyrim ligjor që të na plotësohet kërkesa: të na vihen në dispozicion fotokopjet e të gjitha listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, me nënshkrimet e votuesve, në 385 qendrat e votimit të vendit. Me këto lista në dorë ne do shkojmë të kontaktojmë të gjithë socialistët shqiptarë, qytet më qytet e fshat më fshat, për t’iu treguar sesi emrat e tyre janë abuzuar dhe se sa i shëmtuar dhe i manipuluar ka qenë ky proces. Eshtë detyra jonë morale para socialistëve dhe shqiptarëve ! Kërkesën do ia parashtrojmë KZP, Komisionit Zgjedhor të Partisë, sapo ky komision të shpallë rezultatin e referendumit, kuti për kuti, ashtu siç e kërkon Kodi Zgjedhor i Partisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati i plotë brenda PS, Blushi: Më jepni materialet zgjedhore të referendumit që të bindem. Ruçi: Çështje e mbyllur
Gjermeni, takim me donatorët për asistencë ndaj Bashkive. Jemi në finalizimin e planeve vendore »
Article Logic
Execution time: 0.02224588394165
array(1) { ["section"]=> string(66) "deputetja-hafizi-shpjegon-pse-kerkojne-hapjen-e-kutive-ne-ps-37460" }