Deputetja Shamku e pa kënaqur me cilësinë e teksteve shkollore, të paqarta dhe me gabime

Publikuar tek: politike, më 19:43 04-09-2015 Deputetja Shamku e pa kënaqur me cilësinë e teksteve shkollore, të paqarta dhe me gabime

Deputetja e Partisë Socialiste ka dal kundër ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, për cilësinë e teksteve me të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë. Shamku ka përdorur një bisedë me djalin e saj për të vënë në dukje cilësinë e dobët dhe mangësinë që kanë tekstet shokollore.

“Marta dhe Juli kanë një javë që kanë nisur shkollen. Shkolla që ndjekin, fillon çdo vit me 1 shtator. Dhe vjen sot im bir: "Ma, kemi përsëritje dijesh në gjuhe. A m'i shpjegon edhe njëherë sinonimet?".

Qesh (edhe kenaqem sigurisht) e i them: "Jul, po t'i shpjegova unë, do marresh katër të hënën. Se unë nuk e mendoj si libri. Madje të them që edhe ata që e kanë shkruar librin, nuk e mendojnë ashtu siç e kanë shkruar për sinonimet. Dhe të them që nuk ka sinonime të plota dhe sinonime të pjesshme. Ka vetëm sinonime të pjesshme.

Marta sakaq mban vesh. Sigurisht e ka degjuar më parë këtë arsyetim për sinonimet, si më e madhe që është. Dhe ndërhyn: "Ma, unë ia thashë parvjet zyshes këtë dhe më tha që mami jot ka të drejtë, po libri kështu e ka dhe në kështu do e themi".

Unë shqyej sytë... E paska libri dhe lamtumirë arsyetimit?! Bëhem gati të flas me të për mendimin kritik, por më vjen thagma e dytë: "Pastaj zysha thotë se këto që thotë mami jot janë të sakta por të vështira. Do i mësoni më vone. Tani për tani do i mësojmë keshtu!".

Si do i mësoni? Njëherë ka, pastaj s'ka? Njëherë: kjo është e vërteta, pastaj: na falni se jua thamë gabim me dashje kur ishit më të vegjel?! Tashti crrenjoseni atë që ju thamë dhe ngulitni këtë tjetrën?!

Ka gjithmonë një mënyrë të thjeshtë për t'u shpjeguar të vegjëlve gjerat e ndërlikuara. Ndoshta do ta kuptojnë pak, ndoshta do ta mbajnë mend thjesht si përralle, por mbi këtë "përralle" nesër do të shtojnë "katin" e arsyes më të rritur.”

Është ky shembulli që Shamku jep për të treguar se me çfarë cilësie tekstesh mësojnë nxënësit në shkollat shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fakti i ri/ Kastriot Ismailaj dhe një shtetase Amerikane, janë takuar disa herë me Sali Berishën
Veliaj e ndjek ndeshjen e Shqipërisë nga Kavaja së bashku me Rroshin »
Article Logic
Execution time: 0.017596960067749
array(1) { ["section"]=> string(93) "deputetja-shamku-e-pa-kenaqur-me-cilesine-e-teksteve-shkollore-te-paqarta-dhe-me-gabime-19981" }