Deputetja Shamku korrigjon presidentin Nishani: Eh ç’na ka gjetë..ç’na ka gjetë!!!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:43 25-12-2015 Deputetja Shamku korrigjon presidentin Nishani: Eh ç’na ka gjetë..ç’na ka gjetë!!!

Deputetja socialiste Ledi Shamku nuk ka duruar dot në këtë ditë feste, pa korrigjuar presidentin e Republikës Bujar Nishani. Gjithçka ka patur të bëjë me urimin që ai ka shpërndarë.

“Z. President o Z. President!

Shkruhet: "Gëzuar" me Ë dhe jo me një gjasme-ë, siç e keni shkruar Ju. Këtë gjasme-ë, pikërisht tuajën È, më qëllon ta has shpesh nëpër sms që vijnë nga gjysmë-të-shkolluar.

Por po e lëmë Ë-në...

Z. President, festa quhet (dhe shkruhet) KRISHTLINDJE, jo KRISHLINDJE, siç e keni vënë në kartolinën që sapo u dërguat shqiptarëve.

Z. President, a e dini pse shkruhet me "T" dhe jo siç e keni shkruar ju pa "T"?

Se është dita kur lind KRISHTI.

Krishti o Z. President, jo Krishi. Prandaj dhe Krishtlindje e jo Krishlindje!

Eh ç'na ka gjetë...ç'na ka gjetë!!!!

Për shumë mot Krishtlindjen, o Z. President!”, shkruan Shamku, e cila shpesh korrigjon personazhet e njohura për gabimet që ata bëjnë në të shkruar.

ledishamkupresidenti

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.37429094314575
array(1) { ["section"]=> string(83) "deputetja-shamku-korrigjon-presidentin-nishani-eh-c-na-ka-gjete-c-na-ka-gjete-28548" }