Deputetja Shkjau reagon kundër shkrimit të gazetës: Qesharake

Publikuar tek: politike, më 22:38 09-03-2016 Deputetja Shkjau reagon kundër shkrimit të gazetës: Qesharake

Deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau ka reaguar pas shkrimit të gazetës “Mapo”, në versionin online, ku pretendohej se ajo kishte nxjerrë të palarat e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.

Në reagimin e saj, Shkjau përshëndet vendimin e marrë sot për rritjen e kuotave për të rinjtë dhe gratë në Asamble, ndërsa e konsideron PS-së si parti me mendësi të përparuar. Në fund, deputetja pyet gazetën: “Këto ishin të palarat e Asamblesë?! Qesharake”.

Reagimi i Shkjaut:

Të dashur miq, gjate asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste, u vendos që të rinjtë nën moshën 30 vjeçare do të kenë një përfaqësuesi me 20 % në Asamblenë Kombëtare, gjithashtu do t’u ofrohen shance të barabarta dhe grave me një përfaqësuesi të barabartë me atë të burrave.

Partia Socialiste është ajo Parti e cila është gjithmonë përpara në mendësi me Partitë e tjera!

P.s kjo për Mapo

Këto ishin të palarat e Asamblesë?!

Qesharake.

mapo.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kroacia vendos dërgimin e qindra migrantëve drejt Greqisë
Lulzim Basha në Kosovë, takohet me zyrtarët e lartë të vendit »
Article Logic
Execution time: 0.023948907852173
array(1) { ["section"]=> string(66) "deputetja-shkjau-reagon-kunder-shkrimit-te-gazetes-qesharake-34689" }