Deputetja socialiste reagon për “kastravecin e Bashës”: Nevojë urgjente për karantinë

Publikuar tek: politike, më 19:12 09-12-2015 Deputetja socialiste reagon për “kastravecin e Bashës”: Nevojë urgjente për karantinë

Sot, kreu i PD Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët nëse do i paguante gjobën Bashkisë është përgjigjur se do i dërgonte Veliajt një kastravec 163 milimetra të gjatë. Ledi Shamku, deputetja socialistë është e para që reagon për këtë deklaratë të Bashës dhe thotë se ligjërimi publik në vendin tonë ka nevojë urgjente për karantinë.

“Ligjërimi publik politik ne Shqiperi ka nevoje urgjente për KARANTINË! Me të njëjtën metodë që ndiqet për karantinën: izolim pa mundësi kontakti me askënd! Për të njejtën arsye prej së cilës zbatohet karantina: rrezik epidemie masive.

Me shpresën që karantina do t'ju shërojë nga impulset "gjeorgjike" për të folur për KASTRAVECA.

Mua më vjen turp që "gjeorgjikëve" s'iu vjen turp! E sëmurët këtë vend, e sëmurët keq”, përmbyll Shamku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Falsifikimi i firmës së Karajt? Bashkia mohon akuzat: Pas 29 ditësh PD-së i bllokohen llogaritë
Deputetët e PD në Komisaritatin e Policisë, kërkojnë lirimin e protestuesve »
Article Logic
Execution time: 0.019416093826294
array(1) { ["section"]=> string(88) "deputetja-socialiste-reagon-per-kastravecin-e-bashes-nevoje-urgjente-per-karantine-27366" }