Deputetja sulmon ashpër në Kuvend Fadil Vokrrin: Zotëri, nuk i ndalon dot shkodranët të vishen kuq e zi

Publikuar tek: sport, më 17:41 06-10-2016 Deputetja sulmon ashpër në Kuvend Fadil Vokrrin: Zotëri, nuk i ndalon dot shkodranët të vishen kuq e zi

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka sulmuar ashpër nga foltorja e Kuvendit, kreun e Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrrin.

Doda ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër vendimit të federatës kosovare për të mos lejuar flamurin shqiptar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në ndeshjen Kosovë-Kroaci.

Deputetja theksoi se një copë letër e Vokrrit nuk mund të ndalojë shkodranët të vishen kuq e zi në qytetin e tyre. Doda u shpreh gjithashtu se shqiptarët ndër shekuj kanë thirrur gjithnjë në ndihmë armikun për të luftuar të vetët. 

Pjesë nga fjala e Mesila Dodës:

Sot, në mbrëmje në Shkodër Kosova do të luajë futboll me Kroacinë dhe Fadil Vokrri ka ndaluar simbolet kombëtare, duke u fshehur pas burokracive të UEFA-s. Po pse more zotëri, copa e letrës do e ndalojë shkodranin dhe pejanin të vishet kuq’ e zi?

Natyrisht që jo. Por ky soj udhëheqësi që ka në dorë politikat, jo vetëm sportive, dëshiron llokmën e vet të vogël, brenda sinorit të ndarjes, sesa atdheun e madh.

Ndaj heshtët për Çështjen Çame dhe Komisionerin Hahn, sepse keni hall mos u zgjerohet Shqipëria dhe vetë zvogëloheni. Halli është se nuk e zotëroni dot më, ndaj edhe në këtë rast e lini litarin jashtë.

Jeni gati t’i bëni fresk grekut, serbit, rusit vetëm që mos të humbni atë copëzën e pushtetit që ju ka rënë për hise.

Dikur prijësit shqiptarë të mesjetës, kur grindeshin me njëri-tjetrin thërrisnin në ndihmë pushtuesin që t’i thyenin hundët kundërshtarit.

Këtë po bëni dhe ju, po ata po thërrisni në ndihmë…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali, tifozëve kosovarë u ndalohet të mbajnë flamurin shqiptar në… Shqipëri
“Live”, Ndeshjet Kosovë - Kroaci dhe Lihtenshtajn - Shqipëri mund t’i ndiqni këtu »
Article Logic
Execution time: 0.01525092124939
array(1) { ["section"]=> string(107) "deputetja-sulmon-ashper-ne-kuvend-fadil-vokrrin-zoteri-nuk-i-ndalon-dot-shkodranet-te-vishen-kuq-e-zi-55302" }