Derbi britanik mbyllet me fitoren e Anglisë

Publikuar tek: sport, më 16:15 16-06-2016

Newsport.al -Shënues: Bale 41’/ Vardy 55′, Sturridge 90+2′

Formacionet

Anglia: Hart, Uollker, Roz, Kahill, Smolling, Stirling, Lalana, Kejn, Runi, Dajer, Ali. Trajner: R.Hodgson

Skema: 4-3-3

Uellsi: Henesei, Gunter, N.Tejlor, Devis, Çester, A.Uilliams, Alen, Robson-Kanu, Ramsei, Bejl, Ledli Trajner: S.Brus

Skema: 5-3-2

Gjyqtarë: Felix Brych, Mark Borsch, Stefan Lupp

Stadiumi: Stade Bollaert-Delelis

Pjesa e parë- Pjesa e parë nis vrullshëm për anglezët që janë më kërkues, duke tentuar portën që në minutat e para. Uellsi duket që e përqëndron lojën vetëm te Gareth Bale, i cili mundohet me të majtën e tij të kapë në befasi Joe Hart. Minuta e 12′ dhe i përhershmi Uejn Runi godet portën nga një distancë tridhjetë  metra, por pa arritur të gjejë portën kundërshtare. Ndeshja është e ekuilibruar nga të dyja skuadrat. Loja vijon e qetë, ku anglezët mundohen të depërtojnë në portën kundërshtare. Pranë golit Anglia në minutën e 25′ me Carill, që e dërgon topin vetëm në duart e portierit kundërshtar. Minuta e 31′ dhe angelzët kërkojnë një 11-metërsh, por që për gjyqtarin gjerman gjithçka është e rregullt. Pas katër minutash anglezët janë përsëri pranë golit të avantazhit, por topi i gjuatur me kokë përfundon fare pranë portës Uellsiane. Vjen befasia. Ylli i Real Madridi, Gareth Bale me goditje dënimi nga një distancë të madhe shënon një supergol, duke mposhtur portierin Joe Heart-in. Kështu mbyllet e pjesa e parë e kësaj ndeshje me supergol të Bale-s.

Pjesa e dytë- Pjesa e dytë nis me zëvendësim të skuadrës angleze, ku në lojë hyn Vardy për Kane. “Tre Luanët” tentojnë të marrin menjëherë frenat e lojës, ku Sturridge godet jashtë zone, po pa mundur të shënjestrojë. Në minutën e 55′, kapiteni i anglezëve Runi, godet portën, por portieri uellsian tregohet i gatshëm. Topi shkon në këndore, por që nuk shfrytëzohet nga skuadra e angelzëve. Një minuntë më vonë Jamie Vardy, bën atë që është mësuar të bëjë me skuadrën e Leicesterit, duke shënuar fare pranë zonës. Barazim 1-1. Minutat në vazhdim tregojnë një dominim të anglezëve të cilët mundohen të koleksiojnë fitoren e parë në këtë Europian. Aksione të shumëta, por që nuk arrijnë të konkretizohen. Ndeshja duket që po shkon drejt barazimit, megjithëse anglezët nuk duken të kënaqur me vetëm një pikë. Minuta e 76′ dhe anglezët pretendojnë për një faull, por gjyqtari vazhdon lojën. Ndër më të mirët në fushën e lojë, Ëalker shkarkon një të djathtë drithëruse, por portieri uellsian e devijon topin në këndore. Pikërisht në minutën e fundit, Sturridge kalon në avantazh anglezët. Fitore e parë e këtij Europiani për skudrën e Hodgson.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frederik Veseli reagon për herë të parë për humbjen ndaj Francës
Kombëtarja shqiptare në faqet humoristike të futbollit (Foto-galeri) »
Article Logic
Execution time: 0.018558025360107
array(1) { ["section"]=> string(49) "derbi-britanik-mbyllet-me-fitoren-e-anglise-43719" }