Derbi frenon kampionët, Bayern s’është më një mit

Publikuar tek: sport, më 18:47 05-12-2015 Derbi frenon kampionët, Bayern s’është më një mit

Rivaliteti i “zjarrtë” mes Gladbahut dhe Bajernit është ndezur që nga viti 1970, ku përballja mes tyre njihet si një nga ndeshjet më “të egra” në Bundesligë.

Përballjet historike tregojnë se Gladbahu ka arritur gjithnjë t’i krijojë telashe bavarezëve dhe kjo ka ndodhur dhe në sfidën e sotme, ku Bajerni pas një ecurie të gjatë fitoresh, ndalet duke humbur 0-3.

Guardiola e ka pasur të vështirë të përgatisë sfidën për shkak të mungesave. Dagllas Kosa, Roben, Alaba dhe Alkantara kanë munguar për udhëtuesit, të cilëve më në fund u kthehet Riberi, që ka gjetur menjëherë golin pas shumë kohësh mungesë.

Përballja ka qenë e barabartë, pasi bajerni nuk ka mundur të paraqitet si kampion i Gjermanisë. Gladbahu është treguar solid dhe cinik, duke ndezur spektaklin në shtëpi, vetëm pas nisjes së pjesës së dytë.

Në harkun kohor prej 15 minutash, vendasit hedhin “në tapet” Bajernin duke shënuar 3 gola, ndërsa kampionët e Gjermanisë kanë mundur vetëm të shënojnë për ngushëllim.

Fitorja e mban në vendin e tretë Gladbahun, i cili shpreson në Champions, porfakti më i rëndëishëm është dhurata që ka marrë Dortmundi, i cili e sheh Bajernin me vetëm -8 pikë larg.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Interi kalon Genoa-n, Roma ngec në Torino
Futbollistët e Tiranës dhe Partizanit një ‘Fundjavë Ndryshe’ përpara derbit »
Article Logic
Execution time: 0.035734891891479
array(1) { ["section"]=> string(54) "derbi-frenon-kampionet-bayern-s-eshte-me-nje-mit-27042" }